The Shawshank Redemption: Filmi i cili na jep një pikpamje optimiste për jetën

Fjalë për filmin

The Shawshank Redemption është një film i vitit 1994, i regjisuar nga Frank Darabont, me aktorët kryesorë Tim Robbins dhe Morgan Freeman.

Historia ndjek Andy Dufresne, një bankier të suksesshëm që akuzohet për vrasjen e gruas së tij dhe të dashurit të saj, një krim për të cilin Dufresne insiston se është i pafajshëm. Ai dërgohet në një burg të quajtur “Shawshank,” ku takon një të burgosur të quajtur Red, i njohur për aftësinë e tij për të siguruar gjëra kontrabandë brenda burgut. Pavarësisht nga ambienti i ashpër i burgut, Andy Dufresne ruan shpresën.

Qka na mëson filmi?
Një nga mesazhet më të spikatura në film është rëndësia e shpresës. Andy Dufresne beson se jeta është ende e bukur dhe mund të bëhet më e mirë, edhe pse është i burgosur për dekada për një krim që nuk e ka kryer.

Andy na tregon: “Shpresa është diçka e mirë, ndoshta një nga më të mirat, dhe diçka e mirë nuk vdes kurrë” — një mesazh që rezonon gjatë gjithë filmit, duke ofruar një këndvështrim optimist për jetën, edhe në kohë të errëta.
“Dum Spiro Spero” – MTC ; Përderi sa jetoj, shpresoj.

Një skenë ikonike nga filmi:

Aktorët dhe rolet kryesore të filmit:

  1. Tim Robbins Tim Robbins luan rolin e Andy Dufresne, një person i qetë dhe inteligjent, i cili akuzohet gabimisht për vrasjen e gruas së tij dhe të dashurit të saj. Aktori është i njohur për aftësitë e tij si aktor dhe regjisor. Robbins ka luajtur role në filma si Bull Durham (1988), Jacob’s Ladder (1990), dhe The Player (1992). Tim Robbins ka fituar një sërë çmimesh, përfshirë çmimin si Aktori më i Mirë në Rolin Dytësor për rolin e tij në filmin Mystic River (2003). Ai ka regjisuar gjithashtu disa filma, duke përfshirë Dead Man Walking (1995).
  2. Morgan Freeman
    Morgan Freeman luan rolin e Ellis “Red” Redding, një i burgosur që bëhet miku më i ngushtë i Andy Dufresne. Ky personazh gjithashtu rrëfen shumicën e historisë në film.Morgan Freeman është një nga aktorët më të respektuar në Hollywood, i njohur për zërin e tij karakteristik dhe performancat e tij të shkëlqyera. Me shumë gjasa, çdo lexues e njeh këtë aktor.Freeman ka luajtur në disa filma të tjerë të mrekullueshëm si Se7en (1995), Unforgiven (1992), Glory (1989), dhe Driving Miss Daisy (1989). Ai është gjithashtu i njohur për rolet e tij në Bruce Almighty, në trilogjinë The Dark Knight, dhe në Invictus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *