Duke mos i kursyer asnje gjeneratë, të mbijetuarit diskutohet kudo qoftë nga çdokush! Frika për të gjetur profesionin e ëndrrave dhe sigurimi i të ardhurave me të njëjtin te të rinjtë, si dhe nevoja për të punuar me të ardhura të mjaftueshme nga çdo familjar dhe i rritur janë tema aktuale e diskutimit, i bëjnë të gjithë të vrajnë mendjen për të ardhmen.
Derisa thuajse të gjitha industritë ndikohen nga zhvillimi i teknologjisë, risitë me intelegjencën artificiale, profesinostët mundohen edhe asaj fushe (teknologjisë) të i japin lehtesime nëpërmjet robtikës, dhe automatizimit të shumë punëve. Kjo pra nxit frikë dhe shpresë te shumë joprofesionistë, të cilëve varësisht nga pozita dhe profesioni iu kërcënohet vendi i punës.
Pyetja qe shpesh kam nisur të degjojë kohëve të fundit është pikërisht kjo; “A do të zëvendësohen programerët nga intelegjenca artificiale?”, ata të cilët i japin jetë atij termi dhe kryen çdo kalkulim të mundshëm për të bërë të funksionojë.
Por unë kam një teori, sot ekzistojnë mënyra, aplikacione, faqe të ndryshme për të zgjedhur detyra në matematikë mirëpo po mos i fotografuam mirë, po që se nuk e shpjegojmë mirë atë që kërkojmë nga detyra dhe po qe se kemi të bëjmë me detyra të ndërlikuara neve rezultati nuk na jipet i saktë ose nuk e marrim fare, unë këtë e lidh me pjesën e programerëve ekskluzivisht dhe jo ata që janë profesionist të ITsë, me të vërtetë mund të krijojmë shumëçka nëpërmjet intelegjencës artificiale dhe janë mjat të nevojshme në bazë të kërkesës së përdoruesit, por a mund të i besohet një pajisjeje që është e programuar e cila nuk ka aftësi të veprojë lirshëm në realizimin e të gjitha nevojave dhe kërkesave të shoqërisë njerëzore. Nga ajo që e lidha me matematikën mund të themi se intelegjenca artficiale ka kufijë tani për tani, nuk ka kreativitet dhe është e limituar në zgjidhjen e problemeve, thënë ndryshe jep zgjedhje për problematikat për të cilat është e programuar, duke përdorur kombinime apo algoritme specifike dhe asnjëherë nuk vepron me vullnet të lire. “Truri” thënë kushtimisht i një roboti punon njëlloj nëse i takojnë të njëjtit verzion, model e kështu me rradhe. Mendjet e njerëzve nuk punojnë të gjitha njëlloj, ne dhe truri jonë formësohemi varësisht prej asaj që kemi kaluar, sa kemi punuar, mësuar e tjerë, secili vjen me ide të veta në mënyra të ndryshme aq sa është e çuditshme të emërtohen me të njëjtat fjalë “ide kreative”.
Në shekullin 21 teknologjia ende nuk është e përkryer, për momentin punohet shumë në të dhe me të do të thoja lirshëm ka kohë mjaft që ky revolucion të marrë rrugën drejt përfundimit.
Kjo është ashtu si unë e shoh të paktën edhe per disa vite, mendojeni tani a mundet intelegjenca artificiale të zëvendësojë programerët derisa nevoja për programerë sidomos ata të shkëlqyeshëm sa shkon e rritet, sepse të qenurit programerë nuk do të thotë vetëm të zotërosh një, dy gjuhë programore, dhe të krijosh lojra, web faqe të ndryshme, është shumë më tepër në krahasim me atë sa ne mendojmë se është në të vërtetë.
Leave a Reply