Në periudhën e evoluimit të teknologjisë, ne si të rinj shohim video, vlogs, përditësime të ndryshme në rrjetet sociale. Shpeshherë, algoritmi me të cilin punojnë rrjetet sociale në prapavijë na dërgon në një zonë ku shohim të rinj të motivuar për punë, të rinj që mundohen që jeta e tyre të jetë sa më estetike dhe e organizuar. Jo vetëm nga perspektiva e audienca, mirëpo gjithsesi në esencë. Jam munduar të bëj të pamundurën duke përdorur aplikacione të ndryshme, nga Notepad deri te ato që na i ofron Microsoft Excel, Word, Access…
Asnjëra nuk më dha rezultatin që doja. Për shkak të numrit të madh të dokumenteve që i kisha në PC, detyrohesha të përdor USB dhe si rrjedhojë, më duhej një PC ose laptop që të kem qasje deri te dokumentet të cilat më duheshin. Rrallëherë përdorimi i aplikacioneve të lartpërmendura nga celulari ishte efikas, me përjashtim të përdorimit të Notes. Rastësia ose takimi me Notion ishte i papritur. Them të drejtën, u informova nga një mik që i pëlqente të marrë sa më shumë të dhëna rreth temave për të cilat ishte i interesuar dhe i cili jetonte për të krijuar një databazë të qëndrueshme. Kur grafët u lidhen dhe algoritmi nisi të më rekomandojë Notion më tepër se më parë, unë vendosa të bëj hapin e parë dhe t’i jap një mundësi…
A dëshironi të jeni të mirë në atë që bëni? Dëshironi që ajo që bëni, sa do qoftë rutina juaj e ngarkuar, të duket bukur? (Nuk besoj që thoni jo!) Notion është aplikacioni adekuat për të mbajtur shënime. Në fillim është përdorur ekskluzivisht vetëm për këtë, por sipas nevojës së përdoruesit, Notion kalon në aplikacion i cili shërben si mjet për menaxhim të gjithçkaje që ne kemi nevojë. Notion na ofron mundësinë ta përdorim në mënyrë individuale, si sipërmarrës i vetëm ose kur punojmë në një ekip mesatar. Është mjet i shkëlqyer për të ruajtur të gjitha të dhënat e një tipi a lloji në një vend të vetëm. Nëpërmjet këtij aplikacioni, kemi mundësi të krijojmë të ashtuquajturat “wiki” (të cilat janë platforma të bazuar në rrjeta, që i mundësojnë përdoruesve të ruajnë, krijojnë dhe të bëjnë ndryshime të të dhënave në mënyrë të organizuar), guidat e produkteve dhe deri te një website.
Tani më Notion bën pjesë në listën e aplikacioneve më të mira për menaxhim të projekteve për vitin 2023. Le të kalojmë pak në atë se si funksionon Notion: Nga momenti që ne kyçemi me të dhënat tona për herë të parë, na paraqitet një faqe me këshilla rreth përdorimit të aplikacionit dhe si mund të shfrytëzojmë të gjitha resurset që na i ofron aplikacioni. Në anën e majtë të dritares, na paraqitet një listë e të gjitha faqeve, nga ku mund edhe të shtojmë faqe të reja. Çdo faqe që ne e krijojmë, mund ta personalizojmë duke e dizajnuar ashtu si dëshirojmë, duke vendosur tituj me foto, ikona dhe duke shkruar komente për një fjalë, paragraf, ose fragment, etj.
Notion funksionon si një bllok shënimesh dhe ofron fleksibilitet nëpërmjet levizjes së tekstit, fotografive dhe videove që kemi ngjitur në faqen tonë. Mundëson sistemimin e të dhënave tona sikur të punonim me dorë të lirë pa pasur nevojë për ndonjë tabletë apo iPad e as bllok shënimesh. Mund të shtypim kudo në faqen tonë për të shtuar dhe krijuar blloqe sipas dëshirës dhe nevojës sonë, nga “to-do” listat deri te nën-faqet dhe videot, ose edhe përmes përdorimit të tastierës për ata që dëshirojnë të punojnë më shumë me tastierë. Me një klikim në tastierë të simbolit “/”, paraqitet një meni me të cilën mund të navigojmë dhe të vijojmë në krijimin dhe personalizimin e databazës sonë në Notion.
Nëse vetëm keni filluar të mendoni nëse doni ose jo ta përdorni këtë aplikacion, do të doja t’ju informoja për pjesën që varet nga ne si përdorues, kur vendosim ta shfrytëzojmë resurset e Notion. Notion ofron katër nivele të çmimeve: Free (plani i përfshirë për persona që individërisht përdorin Notion), Plus, Business, Enterprise. Varet nga kërkesa dhe nevo ja jonë, Notion na ofron shërbime me pagesë ose jo. Për të përmbledhur informacionet rreth Notion, këto janë përparësitë dhe disavantazhet e përdorimit të aplikacionit:
PËRPARËSITË
- Organizim i shënimeve
- E lehtë për të përdorur dhe personalizuar
- Çmim të arsyeshëm
- Plani i përfshirë pa pagesë ofron shërbime të mjaftueshme për solopreneurs
DISADVANTAZHET
- Ka mungesë në shërbimet e menaxhimit të projekteve
- Organizimi i disa projekteve mund të jetë proces i lodhshëm pasi kërkon implementimin e ndryshimeve në mënyrë manuale
- Ka disa veçori të dobëta në siguri
Leave a Reply