
Jordan Belfort është një ish-broker amerikan i bursës, i lindur më 9 korrik 1962 në Bronx, Nju Jork. Ai u bë i famshëm në vitet 1990 si themelues i kompanisë financiare Stratton Oakmont. Kjo firmë ofronte shërbime investimi, por në të vërtetë ishte e përfshirë në mashtrime masive me aksione. Metoda më e njohur që përdorte kompania ishte “pump and dump” – një strategji ku vlera e aksioneve fryhej artificialisht përmes mashtrimeve, dhe pastaj shitej për përfitim, ndërsa investitorët e zakonshëm humbnin para.
Si përfundoi në Burg?
- Belfort dhe bashkëpunëtorët e tij u pasuruan në mënyrë marramendëse, duke jetuar një jetë ekstravagante të mbushur me festa të shfrenuara, drogë, makina luksoze dhe shpenzime pa kontroll. Ai u kthye në një figurë legjendare për mënyrën se si ndërtoi pasurinë dhe stili i jetës që përfaqësonte.Në fund të viteve ’90, aktivitetet e tij të paligjshme u zbuluan nga FBI dhe ai u arrestua. Në vitin 1999, Belfort u shpall fajtor për mashtrim financiar dhe pastrim parash, duke pranuar fajin dhe bashkëpunuar me autoritetet për të ulur dënimin. Ai kaloi rreth 22 muaj në burg dhe u urdhërua të kthejë më shumë se 100 milionë dollarë viktimave të mashtrimeve që kishte kryer.

Librat që Shkroi!
Pas daljes nga burgu, Jordan Belfort u rikthye në jetë publike si autor dhe ligjërues motivues. Ai shkroi dy libra autobiografikë: The Wolf of Wall Street dhe Catching the Wolf of Wall Street, ku rrëfen jetën e tij para dhe pas burgut. Sot, ai udhëton nëpër botë duke mbajtur trajnime për shitje, komunikim dhe biznes, duke përdorur përvojën e tij të errët si një mësim për të tjerët.
Filmi The Wolf of Wall Street
- Historia e tij u bë edhe më e njohur kur në vitin 2013 u realizua një film i suksesshëm me titullin The Wolf of Wall Street, me Leonardo DiCaprio në rolin e Jordan Belfort. Filmi u drejtua nga Martin Scorsese dhe u bazua në librin autobiografik të Belfort. Ai përshkruan në mënyrë dramatike dhe shpesh komike jetën e egër dhe të çrregullt që kishte jetuar gjatë kulmit të pasurisë së tij.

Më poshtë mund të shihni një video në të cilën ai shfaq talentin e tij përderisa mbaron një shitje :