Top 5 DJ më të paguar në 2025: Muzika që sjell pasuri marramendëse

DJ-të nuk janë më thjesht artistë që luajnë muzikë në klube. Sot ata janë super-yje globalë, të cilët dominojnë skenat e festivaleve më të mëdha, stadiumet dhe klubet luksoze në Las Vegas apo Ibiza. Përveç performancave, të ardhurat e tyre lidhen me katalogët muzikorë, bashkëpunimet me marka botërore dhe investime në biznese të ndryshme. Le të shohim nga afër 5 DJ-të më të paguar në botë.

1. Calvin Harris – $300 milionë

  • DJ dhe producenti skocez është i pari në listë. Me hite botërore si Summer, Feel So Close dhe bashkëpunimet me Rihanna e Dua Lipa, Calvin Harris është kthyer në një ikonë të muzikës elektronike. Përveç performancave në Las Vegas ku fiton qindra mijëra dollarë për natë, ai ka shitur edhe katalogun muzikor për mbi $100 milionë.
Calvin Harris

2. Tiësto – $170 milionë

  • Holandezi i njohur si “Godfather of EDM” ka mbi dy dekada që mbizotëron skenën botërore. Tiësto është ndër të parët që e solli muzikën elektronike në festivale madhështore dhe sot vazhdon të mbajë rezidenca fitimprurëse në Las Vegas e Ibiza.
Tiësto

3. David Guetta – $200 milionë

  • I lindur në Francë, Guetta është një nga pionierët që e bëri house dhe EDM pjesë të radios mainstream. Me bashkëpunime me artistë si Sia, Rihanna dhe Usher, ai ka fituar miliona si nga turnetë ashtu edhe nga katalogu muzikor. Sot net worth i tij vlerësohet rreth $200 milionë.
David Guetta

4. Steve Aoki – $120 milionë

  • I njohur për performancat energjike dhe stilin unik, Aoki ka ndërtuar një perandori muzikore. Përveç muzikës, ai ka biznese në modë, restorante dhe madje edhe në botën e NFT-ve. Është një nga DJ-të më të kërkuar për festivalet ndërkombëtare.
Steve Aoki

5. Guy-Manuel de Homem-Christo – $90 milionë

  • I njohur si njëri nga dyshja legjendare Daft Punk, Guy-Manuel ka qenë gjithmonë një figurë misterioze por jashtëzakonisht me ndikim. Edhe pse Daft Punk u shpërbë në 2021, pasuria e tij personale mbetet rreth $90 milionë falë sukseseve të grupit dhe projekteve anësore.
Guy-Manuel de Homem-Christo

Nga Calvin Harris deri te Guy-Manuel de Homem-Christo, këta artistë kanë treguar se muzika elektronike nuk është thjesht art, por edhe një biznes gjigant. Ajo që i bën të veçantë nuk është vetëm suksesi financiar, por edhe ndikimi i tyre në kulturën globale.