Owen Cooper, aktori i ri që bëri histori në Emmy Awards 2025

Pak njerëz e kishin dëgjuar emrin Owen Cooper përpara vitit 2025. Një adoleshent nga Warrington, Angli, i cili më parë kishte marrë pjesë vetëm në klasa drame, u bë brenda natës një nga emrat më të përmendur në botën e filmit dhe televizionit. Historia e tij është një kombinim i talentit natyral, një rasti unik dhe një roli që i hapi dyert drejt famës botërore.

Owen Cooper nuk kishte eksperienca profesionale para se të merrte rolin e tij të parë në një produksion televiziv. Ai u zgjodh mes mbi 500 të rinjve që audicionuan për serialin “Adolescence” të Netflix, një dramë tronditëse që trajton jetën e një djali 13-vjeçar të akuzuar për vrasjen e shoqes së klasës. Roli i tij si Jaime Miller e vuri menjëherë në qendër të vëmendjes.

Seriali që ndryshoi gjithçka

  • Adolescence, i publikuar në mars 2025, u veçua jo vetëm për temën e fortë, por edhe për mënyrën teknike të xhirimit – secili episod është realizuar në një “one continuous take”, pa ndërprerje. Kjo teknikë kërkonte jo vetëm intensitet emocional, por edhe aftësi të jashtëzakonshme nga aktorët, sidomos nga Cooper që mbante peshën kryesore të historisë.
“Adolescence”

Rekordi në Emmy Awards

  • Në shtator 2025, Owen Cooper shkroi historinë duke fituar çmimin “Best Supporting Actor in a Limited or Anthology Series or Movie”77-të Primetime Emmy Awards. Me këtë arritje, ai u bë aktori mashkull më i ri ndonjëherë që fiton një Emmy në ndonjë kategori aktimi – vetëm 15 vjeç. Për më tepër, ishte edhe hera e parë që ai merrte një nominim, duke thyer barrierat dhe hapur rrugën për të ardhmen e tij si një nga talentet më premtues në Hollywood.

Me këtë fitore, Owen Cooper jo vetëm që u bë pjesë e historisë së Emmy Awards, por edhe një figurë që pritet të shohim shpesh në projekte të mëdha. Kritika dhe publiku kanë përshëndetur jo vetëm interpretimin e tij të fuqishëm, por edhe pjekurinë që shfaqi në një rol kaq të vështirë në moshë kaq të re.

ës