Ishte viti 1989, Nicolae Ceaușescu kishte për të dhënë një fjalim para Parlamentit në Bukuresht. Ishin mbledhur rreth 100,000 banorë të Rumanisë për revolucion dhe rebelim kundër diktatorit, por e gjithë kjo ishte e maskuar: kishte autoparlantë të shpërndarë nëpër të gjithë audiencën që luanin zëra të publikut duke duartrokitur.
Nicolae Ceaușescu dëgjonte njerëzit duke duartrokitur dhe brohoritur për të, por shihte se ata nuk lëviznin; e gjithë audienca mbante një qëndrim enigmatik me fytyra serioze. Ceaușescu ndjente se diçka ishte gabim.
Papritmas, njerëzit filluan të brohorisnin slogane kundër qeverisë; afroheshin më shumë përpara Parlamentit me qëllim që të hynin brenda dhe të përmbysnin diktatorin. Policia veproi ashpër, dhe mbi 3,000 njerëz humbën jetën gjatë kryengritjes, një humbje që shënon numrin më të madh të viktimave në revolucionet anti-komuniste në Evropë.
Flamuri revolucionit, me simbolin e socializmit te djegur:

Gjatë kryengritjes agresive të popullit, disa ushtarë dhe policë mbetën besnikë ndaj shtetit, ndërsa disa të tjerë iu bashkuan protestës. Kjo çoi në një shpërbërje të rendit dhe sigurisë, dhe njerëzit, policët dhe ushtarët hynë në Parlament me synimin për të përmbysur diktatorin e korruptuar. Nicolae Ceaușescu dhe gruaja e tij u larguan me helikopter më 22 dhjetor 1989, por pas pak kohe u kapën nga njësitë ushtarake në një fshat rreth 80 km larg kryeqytetit.
Ata i arrestuan Ceaușescu dhe gruan e tij dhe i çuan në një objekt ushtarak. Brenda objektit, u shpall menjëherë një gjykatë e përkohshme për t’i dënuar për korrupsion, vrasje dhe vjedhje. Nicolae Ceaușescu u përpoq të deklaronte gjykatën si ilegale, por njerëzit nuk e morën parasysh fuqinë e tij diktatoriale. Ai u dënua me vdekje aty për aty dhe u ekzekutua me armë së bashku me gruan e tij.
Më 25 dhjetor 1989, diktatori dhe gruaja e tij u ekzekutuan në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, pa asnjë censurë.
