Shqipëria ka shkruar histori sonte, duke fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Serbisë në një ndeshje dramatike dhe tepër të rëndësishme për kualifikimin. Goli u shënua nga Rey Manaj në minutën e 45.Gol i artë që ndezi zemrat e të gjithë shqiptarëve kudo që janë!
- Kjo fitore e sotme është UÇK-ja e 2025-ës – një thirrje lufte paqësore që sjell krenari, ego dhe emocione të papara.Me këtë fitore madhështore, Kombëtarja kuqezi tashmë ndodhet vetëm një hap larg finales – i duhet edhe një triumf tjetër për të siguruar kualifikimin e plotë dhe për të vazhduar ëndrrën e madhe europiane.

Atmosferë elektrizuese në të gjitha trojet shqiptare
- Qytetet shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut u kthyen në skena festimi sapo arbitri fishkëlleu për herë të fundit. Tifozët dolën nëpër rrugë me flamuj, fishekzjarrë dhe këngë patriotike.
Sheshi në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup u mbushën me mijëra tifozë që festonin si një komb i vetëm – pa kufij, pa dallime, vetëm me një zemër: Kuqezi!