Këtë javë, historia e Cendrim Kamerajt preku rrjetet sociale. Ai publikoi dy foto: një nga viti 2018, ku shihej duke u stërvitur me Cristiano Ronaldon dhe ekipin e parë të Juventusit, dhe një tjetër nga puna e tij aktuale në ndërtimtari.
Pas dëmtimeve të përsëritura në gju, Kameraj u detyrua të ndalojë futbollin profesional. “E kuptova se nuk do të isha më ai lojtar, gjithmonë do kisha frikë,” – ka rrëfyer ai. Sot, ai punon me dinjitet në ndërtim dhe jep një mesazh të fortë: jeta nuk mbaron kur mbaron një ëndërr, ajo thjesht nis në një formë tjetër.






