Zbulim i rrallë në kufirin shqiptaro-grek: 111 mijë marimanga në “Sulfur Cave” mbulojnë një sipërfaqe gjigante me rrjeta

Një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë ka bërë një zbulim befasues në një zonë kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në një shpellë të njohur nga vendasit si “Sulfur Cave”, studiuesit kanë identifikuar rreth 111.000 marimanga, të cilat kanë krijuar një rrjetë masive që mbulon më shumë se 100 metra katrorë.

  • Sipas raportimeve fillestare, kjo është një nga kolonitë më të mëdha të marimangave të zbuluara ndonjëherë në Ballkan dhe ndoshta në gjithë Evropën Juglindore. Rrjetat e tyre janë aq të dendura dhe të ndërlidhura, sa formojnë një shtresë të bardhë që mbulon muret dhe tavanin e shpellës, duke krijuar një pamje që studiuesit e kanë quajtur “si një perde natyrore mëndafshi”.
  • Shkencëtarët nga po e analizojnë tani këtë fenomen për të kuptuar pse një numër kaq i madh marimangash është grumbulluar në të njëjtin vend. Një nga hipotezat më të forta është se shpella përmban një nivel të lartë squfuri, që mund të ketë krijuar një mjedis të përshtatshëm për një specie të veçantë që jeton vetëm aty.Përveç rëndësisë biologjike, “Sulfur Cave” po tërheq tashmë interesin e turistëve dhe aventurierëve, që duan të shohin nga afër këtë mrekulli natyrore. Megjithatë, autoritetet paralajmërojnë që vizitat të bëhen vetëm nën mbikëqyrje profesionale, për shkak të kushteve të paqëndrueshme të shpellës dhe për të mbrojtur ekosistemin delikat që gjendet brenda saj.

Ky zbulim unikal pritet të publikohet së shpejti në një revistë shkencore ndërkombëtare dhe të përfshihet në listën e vendeve me faunë të rrallë në Evropë.

ës