Fëmijët janë shkencëtare të lindur, pyetjet që i parashtrojnë ato, bëjnë shumë të rritur të thellohen në mendime nga ku erdhi pikërisht kjo pyetje, ata janë te gatshëm për të eksploruar dhe mësuar nëpërmjet lojës. Ata shfrytezojnë atë që kanë zbuluar jo vetëm për të adaptuar strukturën e trurit por edhe për perforcim të aftësive që iu duhen për të u zhvilluar si individ.
Që foshnje e derisa të vdesim nuk rreshtim së mësuari gjëra të reja, një numër i madh i të rinjëve janë të dëshpëruar dhe nuk iu mesohet, ata mendojnë se të mesosh do të thotë të jesh i ditur nga lindja dhe të mos gabosh kurrë, të jesh i shkelqyeshëm në të gjitha lëndët dhe të jesh perfekt ne cdo ore, fatkeqësisht ekzistojnë të tjerë që jetojnë duke mbrojtur me fanatizëm parullën: “Mos mëso se bëhesh i krisur”!
Faji është jetim por jo këtu, faji është te të gjithë ata që nuk na mësuan të mësojmë në formë të drejtë, nuk na dhane mundësi të jemi kreativ në të mesuar, fatmirësisht Ismail Kadare thotë: “Ne jemi student deri ne vdekje”; edhe ne, më mirë vonë se kurrë, mësuam se ekzistojnë mënyra të ndryshme për të zhvilluar diapazonin dhe për të thithur njohuri.
Tashmë thuajse 1 M njerëz përdorin sistemin e përsëritjes kohë pas kohë, ndryshe e njohur si “spaced repetition” nëpërmjet “flashcards”.
Me aplikacionin ANKI spaced repetition the krijimi i flashcards e përsëritja e materialit që tashmë i kemi bërë më tepër se një muaj që kur e kemi mësuar mund shumë lehtë ta kemi në memorje ende falë kësaj metode.
Aplikacioni ANKI është efikas dhe bën memorizimin e informacioneve më të lehtë se ato metodat tradicionale të të mësuarit, ne mund të zvogelojmë orët që kalojmë duke mësuar ose të rrisim sasinë e asaj që mësojmë.
ANKI ofron imazhe, audio, video nëpërmjet ANKI ne mund të:
- Mësojmë ndonjë gjuhë;
- Mësojmë për provime të mjeksisë a drejtësi;
- Mbajmë mend emra apo fytyra;
- Mjeshtrojmë gjeografinë duke mbajtur mend hartën;
- Mesojmë poema;
Leave a Reply