Antikiteti është një periudhë e pasur në historinë njerëzore, e karakterizuar nga zhvillimi i kulturës, arkitekturës, nga qytetet, monumentet dhe ngjarjet që kanë lënë një gjurmë thellë në historinë tonë. Në mes të kësaj periudhe të shquar gjejmë Tauresiumi, një qytet i lashtë i vendosur në zemër të Ballkanit, në territorin e sotëm të Maqedonisë Veriore, pranë qytetit të Shkupit. Ndër shumë historianë dhe arkeologë, Tauresiumi njihet si vendi i lindjes së një prej figurave më të shquara të historisë së lashtë – Perandorit Justinian I.
Sipas historianit Prokopi, Perandori lindi në Tauresium saktësisht në kështjellën Baderiana, ku ai edhe në veprën e tij “De aedificiis” thotë:
“… Ndër Dardanët e Evropës që jetojnë përtej kufijve të Epidamnianëve, afër kalasë e cila quhet Bederiana, ishte një fshat i quajtur Taurisium, ku lindi Perandori Justiniani I, themeluesi i botës së qytetëruar. Prandaj ai ndërtoi një mur me busull të vogël rreth këtij vendi në formën e një sheshi, duke vendosur një kullë në çdo cep, dhe bëri që ajo të quhej, siç është në të vërtetë, Tetrapyrgia. Dhe afër këtij vendi ai ndërtoi një qytet shumë të shquar të cilin e quajti Justiniana Prima (që do të thotë “e para” në gjuhën latine), duke paguar kështu një borxh mirënjohjeje ndaj shtëpisë që e rriti atë … “
Gjatë antikitetit të vonë, tërmeti katastrofik goditi Maqedoninë në vitin 518, shkaktoi rënime të mëdha. Justiniani I pas tërmetit rindërtoi qytetin mirëpo qyteti përsëri u rrënua nga sulmet e vazhdueshme.
Zbulimet dhe gjetjet deri më tani si copëza enësh, armatime, bizhuteri, dhe më shumë se 250 monedha dëshmojnë për një jetë të pasur dhe të larmishme në këtë qytet. Pjesët më të vjetra të Tauresiumit datojnë nga shekulli IV dhe kjo pjesë më e vjetër është një kështjellë me katër kulla të njohura si Tetrapirgia .
Sot Tauresiumi është një vend me një natyrë aq të mrekullueshme sa që është shpallur si zonë e mbrojtur ekologjike. Parku arkeologjik është vendi që rrëmben zemrat e vizitorëve me pamjen e saj. Nëse vini në Shkup, mos e lini pa e vizituar këtë vend.
Leave a Reply