Mësimdhënia, të mësuarit, të edukarit, arsimimi janë projekte mjaft me ndikim në jetën e një individi, kushtimisht në këtë fushë duhet të jemi të pajisur me njerëzit më të zgjuar, më të mirë, me pajisjet më të reja dhe që e bëjnë më të lehtë realizimin e një megaprojekti jetësor siç është arsimi.
Më vjen shumë keq kur shoh fotografi nga e kaluara dhe sot, e zhgënjyer vras mendjen si të gënjej veten se këtu ku jemi është për të qenë më mirë.
Nuk them që nuk kemi klasa te cilat janë vetëm se të furnizuara me mjetet dhe teknologjinë më të re mirëpo përveç se ato duhet të duken dhe të figurojnë nëpër klasa nxënësit duhet të edukohen si të i përdorin dhe mirëmbajnë të njejtat. Së fundmi teknologjia vetëm se zë vend në mesin e studentave e nxënësve të arsimit të mesëm apo fillor. Mirëpo ajo që mungon më duket se është vetëdija e të rinjëve për të mirat gatë përdorimit të teknologjisë në procesin e të mësuarit.
Nga një hulumtim për të cilën pak muaj më parë kam dëgjuar kishte të bëjë me atë se sa ndikon dizajni grafik në të mësuar, sa më lehtë nxënësit mbajnë mend informacionet e marra gjatë orës së mësimit nëpërmjet ilustrimeve të përcjellua me projektor ose tabelë të mençurm në vend të orëve të mësimit te të cilat mësimi zhvillohet në formë klasike dhe kemi dialog në formë të monologut ku njëri flet të tjerët dëgjojnë, një numër flenë nga ‘interesimi i lartë’. Parashtrimi i pyetjeve retorike te audienca që nuk dihet se cilin fluturim po ndjekin është për keqardhje.
Në momentin që vendosim të kemi kuiz, të shfrytëzojmë njërën nga sërë mënyrat për të mësuar, kur ndihemi fleksibil edhe kur shëtisim pa pasur nevojën të mbajmë me vete një bllok shënimesh a një fjalor të vogël se gjithçka e kemi vetëm një klikim larg atëherë kjo do të thotë se ne ndoshta edhe jemi duke shkuar aty ku duhet, kur ne arrijmë të nxjerrim më të mirën nga ajo që në realitet është zbuluar për të na e lehtësuar jetën.
Thjesht, nuk kam nevojë për një shkaf e as një qantë shpine që nuk më lejon të ec drejt nga pesha e librave dhe blloqeve të shënimeve, me vete kam asgjë më tepër se një celular, laptop, tablet dhe aty kam gjithçka që më duhet, kështu i ofrojmë vetes fleksibilitet që kudo dhe kurdo të kemi thuajse gjithçka në dispozocion.
Nëse kemi një aktivitet që duam t’a kryejmë me miq, kolegë, në vend që të shkojmë në një kafe ku ka zhurmë, biblioteka që mund edhe të jetë pak si shumë e qetë dhe ndonjëherë edhe e mbingarkuar ne mund të komunikojmë online dhe të realizojmë aktivitetin përkatës, mund të punojmë njkohësisht të gjtihë në të njejtin punim me google slides, google docs spreadsheets…
Teknologjia është mjeti më i mirë për të u arsimuar dhe edukuar deri sa ne dimë t’a nxjerrim më të mirën prej saj, gjithçka varet nga vullneti individual se sa ne duam me të vërtetë të marrim të mira na teknologjia.
Nuk besoj dhe nuk dua të besoj që teknologjia do të i shndërrojë fëmijët sidomos në robota të vegjël a ku di unë se çfarë, sepse ata do të lodhen nga ajo aq shumë saqë mund bile për arsye estetike ti kthehen përsëri blloqeve të shënimeve, librave të shtypur, apo pse jo edhe të kenë prej të dyjave nga pak që është edhe më së miri, të kesh një baraspeshë mes inovatives dhe asaj që ka qenë dhe do të jetë githmonë.
Leave a Reply