Pink Floyd
Formuar në Londër, Pink Floyd janë të njohur për eksperimentet muzikore, kompozimet e zgjatura, tekstet filozofike dhe koncertet unike.
Për shkak të këtyre dallimeve, ata u bënë një nga grupet kryesore të rock-ut progresiv, madje shpesh konsiderohen si grupi më i mirë i këtij zhanri.
Pink Floyd u themelua në vitin 1965 nga kitaristi dhe vokalisti kryesor Syd Barrett, bateristi Nick Mason, basisti dhe vokalisti Roger Waters, dhe vokalisti në tastierë Richard Wright.
Në vitin 1967, u rekrutua një nga kitaristët më të dalluar, David Gilmour, i cili gjithashtu shtoi vokale për grupin.
Pas kësaj, në vitin 1968, Syd Barrett u largua nga grupi për shkak të përkeqësimit të shëndetit mendor.
Momentalisht, në Pink Floyd janë vetëm David Gilmour dhe Nick Mason.
Deri në vitin 2013, Pink Floyd kishte shitur 250 milionë disqe në mbarë botën, duke e bërë grupin një nga artistët më të shitur të të gjitha kohërave.
Pink Floyd – Dark Side Of The Moon – 1973
Albumi që ka qëndruar më shumë se 900 javë në listën e albumeve më të mira në botë dhe ka shitur 45 milion kopje u publikua më 1 mars 1973 me ndihmën e inxhinierit Alan Parsons.
Albumi eksploron tema dhe çështje universale si koha, paraja, jeta dhe çmenduria.
Stili i albumit është i njohur për tingujt eksperimentalë dhe tekstet poetike, ndërsa këngët lidhen tematikisht me njëra-tjetrën.
Albumi ka pasur një ndikim të madh kulturor në muzikë, duke u bërë një album konceptual.
Këngët më të rëndësishme nga albumi janë “Time”, “Money”, dhe “The Great Gig in the Sky”.
Pink Floyd – Wish you were here – 1975
Albumi i publikuar më 12 shtator 1975 u regjistrua në Abbey Road Studios në Londër, ku Alan Parsons luajti një rol të rëndësishëm në prodhim.
Kopertina e albumit paraqet dy burra që shtrëngojnë duar me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre është në zjarr, duke simbolizuar marrëdhëniet në biznes.
Ky album është një tribut për anëtarin e dikurshëm Syd Barrett, dhe është titulluar “Wish You Were Here”, duke u bërë një nga albumet më të mira të Pink Floyd.
Në muzikën e këtij albumi, trajtohen tema si izolimi, mungesa e një personi dhe gjithashtu përmban kritika për industrinë muzikore.
Këngët kryesore në këtë album janë “Have a Cigar”, “Shine On You Crazy Diamond” dhe “Wish You Were Here”.
Pink Floyd – Animals – 1975
“Animals” është albumi i dhjetë i Pink Floyd, i publikuar më 21 janar 1977 dhe i regjistruar në Britannia Row Studios në Londër.
Albumi përmban figura simbolike që kritikojnë shoqërinë moderne, pushtetin dhe kapitalizmin, duke portretizuar njerëzit si qen, dele dhe derr.
Në krahasim me albumet e mëparshme, stili i këtij albumi është më i drejtpërdrejtë dhe më i ashpër. Edhe pse albumi ka një temë më të errët, ka pasur sukses të madh komercial dhe është pritur mirë nga kritika.
“Animals” konsiderohet një album me mesazhe politike dhe sociale. Këngët më të rëndësishme nga ky album janë “Dogs”, “Pigs (Three Different Ones)”, dhe “Sheep”.
Pink Floyd është frymëzuar nga libri “Animal Farm” i George Orwell për të kompozuar muzikën e albumit “Animals”.
Pink Floyd – The Wall – 1979
Albumi i njëmbëdhjetë i Pink Floyd, “The Wall”. u publikua më 30 nëntor 1979. Albumi u regjistrua në studio të ndryshme në Francë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Si një album konceptual, “The Wall” ndjek historinë e një rock star-i të izoluar të quajtur “Pink”.
Tematika e albumit përfshin trauma të fëmijërisë, luftë, vetmi dhe mungesë të njerëzimit.
Edhe pse zhanri i grupit është Progressive Rock, ky album përmban edhe disa karakteristika të Art Rock-ut.
Albumi ka arritur një sukses të madh dhe është bërë një nga albumet më të shitura në histori.
Përveç albumit, është krijuar gjithashtu një film i titulluar “The Wall” dhe janë realizuar disa shfaqje komplekse në teatër.
Këngët kryesore të albumit janë: “Comfortably Numb”, “Hey You”, “Another Brick in the Wall (Part 2),” dhe “Run Like Hell”.
Leave a Reply