Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova shpalli pavarsinë nga Serbia , duke shënuar momentin më të rëndësishëm në historinë e saj. Në këtë ceremoni të kësaj ngjarje historike një rast i veçantë bëri xhiro nëpër lajmet e kohës : “Natasha Kandiq, një avokate e njohur e të drejtave të njeriut nga Serbia, ishte e vetmja mysafire nga Serbia që mori pjesë në këtë ceremoni!”.
Historia e saj është një shembull sa i rrallë sa i jashtëzakonshëm , jo vetëm për kohën kur ajo ka qenë aktive por, edhe tani pas pavarsisë së Kosovës duke e ditur se si qëndrojnë raportet mes dy shteteve fqinje. Është një aktiviste serbe për të drejtat njerëzore si dhe themeluesja dhe njëkohësisht ish- drejtuesja ekzekutive e Qendrës Humanitare Ligjore, një organizatë që zhvillon fushata ndërgjegjësuese për të drejtat njerëzore dhe ripajtimin në Jugosllavinë e dikurshme, duke u fokusuar në rolin e Serbisë në konflikt. Ka bërë “më shumë se shumë” për të sjellë ndryshim pozitiv dhe për të nxitur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Përpara shpalljes së pavarsisë së Kosovës, ajo punoi në menyrë aktive për të zbuluar krime të luftës dhe për të ndihmuar viktimat në të dyja palët.
Pjesëmarrja e saj në ceremoninë e pavarsisë së Kosovës ishte një akt simbolik i pajtimit dhe bashkëpunimit midis dy komuniteteve të ndara. Edhe pse e dimë presionin serb në Kosovë , përsëri ajo e ngriti zërin për respektimin e të drejtave të njeriut dhe për një mënyrë paqësore të zgjedhjes së konfliktit.
Përmes veprimeve të saj, aktivitetit të saj dhe dashurisë që ajo kishte për punën që bënte, Natasha Kandic na sjell një mësim të rëndësishëm për të drejtat e njeriut, pajtimin dhe dialogun. Ajo na përkujton se nëpërmjet bashkëpunimit dhe respektimit të ndryshimeve, mund të arrihet një e ardhme më e mirë për të gjithë.
Natasha Kandic mbetet një figurë shembull e angazhimit për të drejtat e njeriut dhe një dëshmitare e rëndësishme e momentit historik të shpalljes së pavarsisë së Kosovës. Përmes angazhimit të saj, ajo ka treguar se ndryshimi ështtë gjithmonë i mundur dhe se dialogu është kyçi për zgjidhjen e konflikteve.
Leave a Reply