AKUADUKTI I SHKUPIT:UJËSJELLËSI I VETËM ANTIK NË MAQEDONI

Me siguri që ka një numër i madh i shkupjanëve që kanë kaluar rreth fshatit Vizbeg, por asnjëherë nuk u ka rënë ndërmend që të shkojnë ta vizitojnë Akuaduktin-ujësjellësin e vetëm antik, ku disa nga ato ndoshta edhe nuk kanë qenë të informuar rreth këtij ujësjellësi.

“Akuadukti i Shkupit” është një lokacion arkeologjik i vendosur në fshatin Vizbeg në afërsi të Shkupit. Ky ujësjellës është i vetmi në Maqedoni i këtij lloji, dhe një nga tre ujësjellësit më të mëdhenjtë dhe të ruajura mirë në ish territoret e Jugosllavisë së bashku me “Ujësjellësin Diocletianus” afër Splitit, Kroaci dhe “Ujësjellësit Bar” në Mal të Zi. Çështja se kur ky sistem ujësjellësi është ndërtuar është e paqartë sepse ekzistojnë 3 teori të ndryshme të cilat janë:

-gjatë sundimit romak : bazuar në këtë teori akuadukti furnizoi me ujë Shkupin e atëhershëm (Scupi).

-gjatë sundimit të Perandorisë Bizantine (perandoria e Justinianit të parë): bazuar në këtë teori akuadukti ka furnizuar me ujë lagjen e atëherëshme “Justinian Prima”.

-gjatë sundimin të Perandorisë Osmane: sipas kësaj teorie akuadukti është ndërtuar në shekullin e XVI (16) për furnizimin me ujë të një numri të madh të hamameve publike turke.

Akuadukti është ndërtuar prej gurit dhe tullave me 55 birila të cilat mbështeten në shtylla masovike, është 386 metra i gjatë, ka 55 harqe, 62 shtylla dhe 42 hapje. Ujësjellësi është përdorur deri në shekullin e XVIII. Hera e fundit që ky ujësjellës është restauruar është pas tërmetit të Shkupit në vitin 1963, kur u riparuan tre harqe dhe dy shtylla që ranë nga fuqia e tërmetit. Ky sistem i ujësjellësit është një ndërtim i veçantë dhe që nuk duhet të lihet pa e vizituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *