ARRITJE HISTORIKE E STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS
Universiteti i Prishtinës, institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë, e ka shënuar një arritje historike përmes përfaqësimit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik në garën prestigjioze “Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot”. Kjo arritje jo vetëm që vë në pah talentin dhe përkushtimin e studentëve të këtij institucioni, por edhe rëndësinë e Universitetit të Prishtinës si qendër e shkëlqimit akademik në rajon dhe më gjerë.



