Ç’ ËSHTË EMBETHA E LEK DUKAGJINIT SOT NË SHQIP?

Gjatë rrethimit të dytë të Krujës bë vitet 1466-1467, ushtria e Portës së Lartë e përbërë nga diku 100,000 ushtarë dhe e udhëhequr nga sulltani i asaj kohe, Sulltan Mehmeti II dhe Ballaban Pasha (një shqiptar, i cili i shërbente Perandorisë Osmane), u shpartallua në menyrë katastrofike nga ushtria arbërore e përbërë nga jo më shumë se 13,400 ushtarë , e udhëhequr nga Gjegj Kastrioti Skënderbeu dhe nga komandantët e tij, princërit arbëror Lekë Dukagjini dhe Tanush Topia.

Rrethimit të dytë të Krujës i dha fund vdekja e gjeneralit osman Ballaban Badera, i cili u vra në vitin 1467 nga një pushkatar mesjetar shqiptar, i quajtur Gjergj Lleshi. Për fatin e keq të osmanëve, kjo vdekje e udhëheqësit të tyre bëri që ata t’a humbin moralin dhe në një situatë të tillë u kapën nga paniku. Si çdo ushtri pa udhëheqës , edhe ushtria osmane të sigurtë për disfatën ndaj forcave të Skënderbeut, një pjesë e madhe iku dhe u dorëzua. Duke e parë këtë spektakël të krijuar nga vetë ai, Skënderbeu urdhëroi ushtrinë e tij të rrethonte gjithë osmanët e mbetur që ushtria e tij mundi të kapë.

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

Me rrethimin e forcave të mbetura osmane, disa gjeneralë osmanë dolën përballë Akilit të tyre, përballë Skënderbeut të tmerruar nga disfata katastrofike, duke iu lutur atij që tu falte jetën dhe t’i linte të shkonin, me fjalën që ata Skënderbeut dhe ushtrisë së tij do i jepnin të gjitha armët, ushqimet dhe mallrat që kishin.


Në këtë ngjarje kishte marrë pjesë edhe Dhimitër Frangu, një historian, ushtar dhe prift katolik shqiptar, mik i mirë i Skënderbeut, i cili shkroi edhe një libër për të. Frangu në librin e tij thotë që Skënderbeu po luhatej nga lutjet e osmanëve sa që ishte gati t’i falte jetën dhe t’i linte të iknin , por, në atë çast princi Lekë Dukagjini kundërshtoi Skënderbeun, dhe urdhëroi ushtrinë arbërore të sulmojnë osmanët që ishin dorëzuar me fjalën shqipe “Embetha” ose “E mbë ta” (Mbë ta, Mbi ta) duke mos treguar asnjë mëshirëpër pushtuesit osmanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkrimet e fundit

Episodet e fundit