Tema e filmit
Protagonisti është një karakter pa emër (i njohur si “Narratori”) dhe është i palumtur me mënyrën e tij të jetesës kapitaliste. Ai lufton me pagjumësinë dhe pakënaqësinë në vendin e tij të punës dhe, për një zgjidhje të përkohshme, merr pjesë në grupe mbështetëse. Ndërsa pagjumësia e Narratorit përkeqësohet, ai zbulon se shfaqja e ndjeshmërisë emocionale e ndihmon të flejë. Për këtë arsye, ai fillon të bashkohet me grupe të ndryshme për njerëzit që përballen me probleme emocionale, sëmundje dhe çrregullime të llojeve të ndryshme.
Përpjekjet e Narratorit për të rregulluar ritmin e gjumit pengohen kur ai takohet me Marla Singer në të njëjtin grup. Marla Singer është një mashtruese që manipulon Narratorin dhe, për shkak të kësaj, ai fillon të humbasë përsëri ritmin e gjumit, duke shkaktuar rikthimin e pagjumësisë.
Në avion, gjatë një fluturimi kthimi nga puna, protagonisti takon një shitës sapuni, Tyler Durden. Pasi ndodh një shpërthim në apartamentin e Narratorit, ai shpërngulet dhe vendoset në shtëpinë e Tyler Durden-it. Ata krijojnë një miqësi të afërt, duke mësuar si të luftojnë me grushte, shkelma, shtyrje etj. Kështu, ata fillojnë të formojnë një klub luftarak të fshehtë në bodrumin e një bari.
Tyler Durden fillon një marrëdhënie seksuale me Marla-n pasi e shpëton nga një mbidozë, ndërsa Narratori ndërpret kontaktet me të.
Në fund, Narratori vendos të japë dorëheqjen nga puna, shantazhon shefin e tij për para dhe zgjeron Fight Club, duke tërhequr anëtarë të rinj, përfshirë mikun e tij nga grupi i mbështetjes për kancerin, Bob-in.
Aktorët kryesorë, regjisori dhe fjalë per filmin;
Fight Club (1999), i drejtuar nga David Fincher, është një film i njohur për stilin e tij të veçantë. Në këtë film, ai përdor në mënyrë briliante stilin e tij për të shqyrtuar krizën e identitetit, nihilizmin dhe rebelimin e një njeriu kundër një shoqërie konsumeriste.
Duhet të përmendet edhe stili vizual dhe kinematografia e filmit. David Fincher përdor ngjyra të zbehta, pak drita, ndriçim të errët dhe efekte speciale të animacionit për të shpjeguar më mirë ndarjen mes realitetit dhe halucinacioneve të Narratorit.
1. Edward Norton
Luan rolin e protagonistit pa emër, i pakënaqur nga puna e tij dhe perballet me insomnia dhe halusionacione te ndryshme.
Edward Norton është një aktor i njohur amerikan dhe i njohur per aftësitë e tij për te luajtur role të ndryshme në kinematografi.
“Fight Club” është puna e tij me e njohur.
2. Brad Pitt
Një nga aktorët më të njohur dhe më të suksesshëm në Hollywood, ka pasur shumë role ikonike gjatë karrieres se tij. Në filmin “Fight Club”, Brad Pitti e luan rolin e Tyler Durden, një personazh karizmatik dhe i pa kujdesshëm, me asnjë gajle në jetë. Tyler Durden është nje kritikë kunder konsumerizmit modern.
Brad Pitt gjithashtu ka luajtur rol ne filmat; “Se7en” (1995), “Troy” (2004), “World War Z” (2013), “Fury” (2014) e shum tjera.
Një skenë ikonike nga filmi;
- You do not talk about Fight Club.
- You do NOT talk about Fight Club.
- If someone says “Stop” or goes limp, taps out, the fight is over.
- Only two guys to a fight.
- One fight at a time.
- No shirts, no shoes.
- Fights will go on as long as they have to.
- If this is your first time at Fight Club, you have to fight.
Leave a Reply