
Gjesti, një nga konkurrentët më të spikatur të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, u shpall fitues i këtij edicioni , duke siguruar 71.57% të votave të publikut. Ky rezultat e vendosi atë shumë përpara konkurrentëve të tjerë si Egli, Rozana dhe Laerti.
- Pjesëmarrja e tij në këtë edicion erdhi pas një periudhe reflektimi, pasi kishte dalur nga edicioni Big Brother VIP Kosova. Pas përvojës në Big Brother VIP Kosova, ai u rikthye me një impuls të ri dhe një angazhim të shtuar ndaj fansave të tij.Pas tërë atyre përplasjeve dhe vështirësive që i kaloi në atë shtëpi ai tani korri fitoren për të cilën tha edhe vet se e kishte pasur ëndërr.

- Gjatë finales, atij si konkurrent iu bë edhe supriza për të cilën ishin mbledhur një numër i madh i fansave të tij përfshirë edhe familjarët e tij të cilët e prisnin atë që të përformoj në skenë. I pari nga konkurrentët që u eliminua duke u bazuar në vota ishte Egli Tako, pastaj Laert Vasili, duke mbetur për në fund ballë për ballë Gjesti me Rozanën. Si përfundim Gjesti u zgjodh fituesi i edicionit BBVIP Albania katër i cili në ato momente ishte në plot gëzim dhe emocione të papërshkrueshme
