U2 është një grup i formuar në Dublin, Irlandë, në vitin 1976. Grupi filloi kur Larry Mullen Jr. vendosi një njoftim në shkollën e tij, duke kërkuar muzikantë për të formuar një grup. Emri i grupit, “U2,” u zgjodh sepse është i thjeshtë, i qartë dhe lehtësisht i interpretuar nga secili. Stili muzikor i këtij grupi është unik, duke përzier rock alternativ dhe post-punk, ndërsa tematika e teksteve mbart një vetëdije të thellë shoqërore që e ndikon dëgjuesin.
Anëtarët e bendit U2;
Bono (Paul David Hewson) – vokalist dhe ndonjëherë mban ritm me gitare
The Edge (David Howell Evans) – vokalist dhe sintist
Adam Clayton – bass gitare
Larry Mullen Jr. – mban ritmin me bateri
Duhet të theksohet numri i madh i këngëve të kompozuara nga U2, të cilat kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm kulturor në Rock ‘n’ Roll dhe një influencë të madhe në muzikën bashkëkohore në përgjithësi.
“With or Without you” – Albumi; The Joshua Tree
“One” – Albumi; Achtung Baby
“Pride (In the name of love)” – Albumi; The Unforgettable fire
Që nga fillimi i U2 në vitin 1976, ata gradualisht u bënë një nga grupet më të mëdha në muzikën rock. Gjurmat e këtij grupi ende kanë jehonë për artistët e rinj, si një burim frymëzimi.
Mesazhi i muzikës së U2 na ofron një qasje të re në rock, duke trajtuar tema sociale dhe duke përfshirë melodi energjike me tekste të kompozuara emocionalisht dhe politikisht.
Këngë si “Pride (In the Name of Love)” dhe “Sunday Bloody Sunday” ishin diçka e re për kohën e tyre, duke vendosur një standard të ri për të gjithë artistët dhe grupet e asaj kohe, por edhe për ata që do të vinin pas.

U2 nuk eshte vetem nje bend, Bono (frontmeni) eshte nje aktivist i njohur, duke bere ekspedita per te drejtat e njeriut; si c’lirimi i borxheve, ceshtjet globale te shendetit te njeriut. Bono ka bashkpunuar me lidere te ndryshme te botes, duke perfshire edhe Presidentin e Amerikes George W. Bush; duke i ndihmuar vendet e varfera me anulimin e borxheve.