Nga viti në vit dhe nga marsi në mars, gjithçka ndryshon por një ditë dhe datë që përherë mbetet në kujtesën tonë është pikërisht 7 Marsi Dita e Mësuesit apo ndryshe siç quhet edhe ditëlindja e shkollës së parë shqipe. Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore dhe historike, veç tjerash konsiderohet si një fitore për popullin shqipëtarë. Në prag të kësaj dite të shënuar populli ynë i ka ende të freskëta sakrificat e mëdha në rrugën e dijes dhe të lirisë.
Kjo datë ka zanafillën e hershme që të kujton themelet e para të shkollës shqipe, në fakt ka filluar të kujtohet që nga viti 1960-të kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore Shqipe të Korçës e cila u themelua me 7 Mars 1887. Edhe sot e gjithë ditën kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë ata që u dogjën për t’i shndritur rrugët e gjuhës sonë të ëmbël, rrugën e shkronjave tona të bukura, rrugët e përparimit dhe edukimit të popullit tonë si: Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani, Luarasi, De Rada, Mjeda, Vëllezërit Frashëri, Fishta, Noli e dhjetëra figura – ikona të gjuhës së ëmbël shqipe të cilët themelet e gjuhës sonë i njomën edhe me gjakun e tyre!
Shumë prej mësuesve nuk kanë mundur të flasin dhe ti mësojnë fëmijët haptas sepse ju a mbyllnin shkollat, por ishin ata të cilët këmbëngulën që ta vazhdojnë mësimin ku dhe populli hapi dyert e shtëpive të veta që fëmijët të mësonin gjuhën shqipe.
Mësuesit tanë japin shumë nga vetja e tyre, në mënyrë që brezi i ri të edukohet e nesër të jetë i gatshëm që të marrë frenat e atdheut në dorë për të ngritur e përparuar atë. Ata po bëjnë çmos që këtij brezi t’ia japin flakadanin e diturisë për të marshuar drejt ardhmërisë tonë të ndritur. Mësuesit janë faqja më e ndritur e historisë. Atyre,dhe vetëm atyre, që po mbajnë lartë dhe të pacenuar etikën dhe emrin e Mësuesit.
Leave a Reply