“I Huaji” i Albert Kamysë: Pse ky libër klasik ende flet drejtpërdrejt me të rinjtë sot

Në gjendjen e sotme të rinisë, ku ndryshimi i shpejtë i teknologjisë, shoqërisë dhe i të gjitha rrethanave po e bën shumë të rëndë që të rinjtë të gjejnë diçka nga e kaluara që të ketë kuptim të vërtetë dhe që ta ndiejnë autorin afër, si dikë që i kupton vërtet. Ky libër me përmbajtje filozofike u ofron rinisë pikërisht atë: një lidhje me të kaluarën dhe historinë që përshtatet perfekt edhe me problemet që hasin të rinjtë sot – presionin për të qenë “si duhet”, kërkimin e kuptimit në një botë që duket pa kuptim, dhe ndjenjën e të qenit “i huaj” mes të tjerëve.

Libri ka një nga fjalitë hyrëse më të veçanta dhe të errëta që mund të ketë një vepër: “Sot më ndërroi jetë nëna, ose dje, nuk e di.” Kjo hyrje e tregon drejt e drejti çfarë mund të presësh nga libri – një narrativë e thatë, pa emocione të tepruara, që nuk përpiqet të të bindë për asgjë, por thjesht të tregon realitetin siç është. Edhe pse është vetëm një fjali, ajo vendos tonin për gjithçka që vjen pas.

Historia zhvillohet rreth një djali të ri, Mërsoi (Meursault), që jeton në Algjerinë e kolonizuar franceze. Kur merr vesh se i ka ndërruar jetë nëna, ai nuk ndjen as pikëllim të dukshëm, as nervozë, as mëri – thjesht asgjë. Ai nuk e sheh vdekjen si diçka të tmerrshme apo të merzitshme; për të është thjesht një fakt i jetës, diçka e domosdoshme që ndodh. Ai e arsyetonte këtë mosndjesi me faktin se ai s’kishte mundur të bënte asgjë për ta parandaluar atë – pse të gënjeje veten me lotë apo pendim artificial?

Më pas, Mërsoi takon një vajzë të bukur, Marinë, që autori e përshkruan në detaje fizike dhe sensuale. Edhe pse duket se e do atë “marrëzisht”, ai nuk pranon të thotë se ndjen diçka të veçantë apo të thellë. Kur Maria i propozon martesë, ai i kthehet duke thënë: “Nëse don, martohemi, por për mua nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë.” Vajza natyrisht mërzitet dhe mundohet ta kuptojë filozofinë e tij – absurdizmin – por nuk arrin dot ta pranojë plotësisht.

Në një kapitull tjetër, Mërsoi dhe Maria shkojnë në një darkë në një shtëpi buzë detit, së bashku me një çift tjetër (Raymond dhe shoqja e tij). Mërsoi gjithë kohën ankohet nga dielli i fortë dhe i nxehtë që e lodh. Pastaj, ai dhe burri tjetër (Raymond) dalin për një shëtitje në plazh për të ndezur cigare. Aty takojnë disa arabë – vëllezërit e ish-shoqes së Raymondit, me të cilët kishte pasur probleme më parë. Situata eskalon në një përleshje fizike të shkurtër. Pas kësaj, ata largohen, por Raymond vendos të kthehet në plazh sepse ka një armë me vete dhe thotë se do ta vrasë arabin. Mërsoi mundohet ta bindë të mos e bëjë, i thotë t’ia japë armën atij dhe premton se nëse arabët nxjerrin thikë të parët, ai vetë do t’i vrasë. Në fund, ata kthehen në plazh, takojnë sërish arabët. Ndërsa Raymond afrohet për të biseduar, njëri prej arabëve nxjerr thikën që reflekton diellin në sy të Mërsoit. I verbër nga drita dhe i mbyt ur nga nxehtësia, Mërsoi shtrëngon këmbëzën – e vret arabën me një plumb të parë, pastaj, pas një pauze, shtyn katër herë të tjera në trupin e tij të vdekur. Nuk ka hakmarrje të planifikuar, nuk ka urrejtje – thjesht dielli, nxehtësia dhe absurditeti i momentit.

Në fund të librit, gjyqi bëhet pika kulmore. Gjyqtari dhe prokurori nuk kujdesen aq shumë për faktin se ai vrau një njeri (edhe pse vrasja ndodhi), sa për sjelljen e tij të mëparshme: që nuk qau në varrimin e nënës, që nuk tregoi pendim, që jetoi pa hipokrizi emocionale. Por gjëja më e rëndësishme që nxjerrin në pah është se Mërsoi nuk beson në Zot – ai refuzon kategorikisht një fuqi më të lartë, një kuptim hyjnor pas jetës. Gjyqtari e quan “Monsieur Antichrist”, prokurori e portretizon si një përbindësh pa shpirt që rrezikon shoqërinë pikërisht sepse nuk pranon Zotin dhe normat morale të bazuara në fe. Për ta, vrasja nuk është problemi kryesor – problemi është që ai jeton pa iluzione, pa gënjeshtra për kuptim, dhe kjo e bën të papranueshëm. Ai dënohet me vdekje jo aq për plumbat, sa për ateizmin dhe indiferencën e tij ndaj “rregullave” të shoqërisë.

Shënim personal: Për mua, ajo që më goditi më shumë është se si Kamysë arrin të tregojë një botë pa kuptim, por pa rënë në pesimizëm të zi. Në vend që të dorëzohemi, ai na fton të jetojmë me intensitet – të ndiejmë diellin në lëkurë, të duam pa rregulla të imponuara, të themi të vërtetën edhe kur askush nuk do ta dëgjojë. Në 2026, mes kaq shumë zhurme dhe presionesh për të qenë “dikush”, ky mesazh ndihet si një frymëzim i freskët: mos u mundu të jesh si të gjithë – prano veten, edhe nëse je “i huaj” për disa. Dhe kjo, për mendimin tim, është një leksion i fuqishëm për çdo të ri që po përpiqet të gjejë vendin e vet në botë. Nëse je i ri dhe po kërkon diçka që të sfidojë mendimin tënd – lexoje. Është i shkurtër, por të qëndron gjatë.

ës