Elon Musk nga personat me perspektivë të jashtëzakonshme përparimtare, nga PayPAl, SpaceX, megaprojekit për vetura elektronike TESLA e deri te Neuralink.
Çka është Neuralink dhe si funksionon?
Neuralink është kompani neuroteknologjike, bashkëthemelues i së cilës është Elon Musk dhe shumë të tjerë në vitin 2016, duke synuar zhvillimin e ndërfaqeve të implantueshme të ashtuquajtura brain-machine interfaces (BMIs). Nga qëllimet kryesore të neuralink është mundësia që njerëzit të komunikojnë direkt me kompjuterët dhe pajisje tjera elektronike nëpërmjet të menduarit, direkt idetë e tona të këmbehen me pajisjen elektronike dhe jo vetëm, ajo qka e bën neuralink-un edhe më dinamik dhe shumë efikas në jetë është mundësia për të trajtuar sëmundjeve të ndryshme neurologjike. Tani neuralink ende është në fazën e zhvillimit dhe testimit të teknologjisë së tyre, kështu që nuk është në dispozicion për përdorim publik.
Disa pika kryesore të neuralink janë:
- Brain-Computer Interfaces (BCIs): Neuralink si kompani dhe teknologji në të njëjtën kohë po punon në BCI të avancuara që përfshijnë implementimin e fijeve shumë të holla në tru, këto fije përmbajnë elektroda që mund të vërejnë aktivitete neurale (dridhje e vazhdueshme e rrymave elektrike dhe transmetimeve në tru).
- Surgical Robot: Për të implementuar ato fijet e holla, Neuralink ka zhvilluar një robot të specializuar kirurgjikal, i dizajnuar për të shtuar fijet me sa më pak dëmtim të indeve të trurit.
- Applications: Ndërsa vizioni afatgjatë është i gjerë dhe përfshin rritjen e aftësive njohëse njerëzore, fokusi i menjëhershëm është në aplikimet mjekësore. Kjo përfshin trajtime të mundshme për paraliza, sëmundjet neurodegjenerative dhe lëndimet e trurit, duke u mundësuar pacientëve të kontrollojnë kompjuterët ose pajisjet protetike me mendimet e tyre.
- Progress and Demonstrations: Neuralink ka bërë disa prezantime publike për të treguar teknologjinë dhe përparimin e saj. Këto kanë përfshirë demonstrime me kafshë, të tilla si derrat dhe majmunët, duke treguar se si implantet e Neuralink mund të monitorojnë aktivitetin e trurit në kohë reale ose t’u mundësojnë kafshëve të ndërveprojnë me kompjuterët përmes aktivitetit të tyre nervor.
- Elon Musk’s Role: Elon Musk luan rol të rëndësishëm në promovimin e Neuralink dhe vizionit të tij. Prania e Elon Musk në Neurolink ka tërhequr vëmendjen dhe ka ndikuar pozitivisht në financimin e kompanisë, megjithëse ajo operon me një ekip shkencëtarësh dhe inxhinierësh që janë ekspertë në neuroshkencë, robotikë dhe inxhinieri elektrike.
Leave a Reply