
Amer Bajrami, nxënës i shkollës së mesme SHMQSh “Zef Lush Marku” në Shkup, ka marrë ftesën nga Kombëtarja U17 e Maqedonisë. Futbollisti i talentuar shkupjan, i cili luan si mbrojtës i djathtë tek të rinjtë e skuadrës së Rabotniçkit, është përzgjedhur nga seleksionuesi Vlatko Kolev për të qenë pjesë e turneut kualifikues që do të zhvillohet në Strumicë nga data 8 deri më 14 tetor.
Kjo ftesë përfaqëson një arritje të madhe për Bajramin dhe një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e tij. Me përkushtimin dhe talentin e tij, Ameri vazhdon të dëshmojë se suksesi arrihet me punë dhe disiplinë.
