Brainster Next dhe NU Academy, dy nga institucionet më novatore në rajon që punojnë për zhvillimin e aftësive digjitale, edukimit modern dhe nxitjen e mendimit kreativ tek të rinjtë, kanë bashkuar forcat për të krijuar një garë unike – një arenë për idetë më të guximshme të biznesit.
Qëllimi i tyre është të frymëzojnë brezin e ri të ndërmarrësve që mendojnë ndryshe, eksperimentojnë dhe sjellin ndryshime reale në tregun vendor e ndërkombëtar.
- Kjo garë kreative ofron një çmim prej 1,000,000 denarë për fituesin, duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë të shndërrojnë ëndrrat e tyre në realitet.
Kushtet janë të thjeshta: çdo individ apo grup mund të paraqesë një ide të re biznesi ose një inovacion të një biznesi ekzistues, pa kufizime në temë apo industri. 

- Në rundin e parë, nga dhjetëra aplikime janë përzgjedhur 50 idetë më të mira, ndërsa rundi i dytë po zhvillohet përmes votimit publik. Këtu, roli i komunitetit është vendimtar — votat e njerëzve përcaktojnë se cilat ide do të kenë mundësinë të prezantohen para jurisë në fazën finale.
 
- Ndër pjesëmarrësit që po tërheqin vëmendje janë edhe 6 nxënës të shkollës së mesme “Zef Lush Marku”, të cilët me idenë e tyre kreative kanë arritur të hyjnë në Top 53 dhe tashmë janë pjesë e fazës së votimit publik, që do të zgjasë deri më 16 nëntor.
 
Mbështetja juaj është thelbësore — çdo votë bën diferencën! —>
https://milioner.mk/vote/7c2ddf01-4323-433d-ae9b-4b4d79b08734
Duke votuar, ju jo vetëm përkrahni një ide inovative, por edhe fuqizoni të rinjtë shqiptarë që po dëshmojnë se kreativiteti, ambicia dhe puna e përkushtuar mund të sjellin ndryshim.
Përkrahni idetë e reja. Përkrahni të ardhmen e inovacionit shqiptar!





