Një mjedis i pastër është thelbësor për shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë jetës në Tokë. Mbrojtja e mjedisit është çështje që ka marrë një rëndësi të veçantë për gjeneratat e reja kohëve të fundit. Kjo vjen si rezultat i rritjes së ndërgjegjësimit për problemet mjedisore që prekin planetin tonë dhe ndikimin e tyre të madh në të ardhmen e tyre. Rritja e ndërgjegjësimit tek të rinjët po arrihet falë projektve të shumta që po zhvillohen të cilat nxisin të rinjët që të fillojnë me ndryshime, një ndër këto projekte është dhe projekti Circular Economy – Save Money and the Planet (ERASMUS+).
Projekti Circular Economy – Save Money and the Planet u zhvillua në Itali ku morrën pjesë nxënës nga Italia, Estonia, Turqia si dhe nxënësit e shkollës së mesme Zef Lush Marku nga Shkupi nën mentorimin e profesorit Besart Emini. Në kuadër të këtij projekti arritën të informohen më shumë rreth ekonomisë cirkulare si dhe ta zmadhojnë rrethin e tyre shoqëror.
EKONOMIA CIRKULARE është një model ekonomik që synon të minimizojë mbeturinat dhe të maksimizojë përdorimin efikas të burimeve përmes reciklimit, ripërdorimit dhe riparimit të produkteve. Ky model promovon dizajnin e qëndrueshëm dhe praktikat që zvogëlojnë ndikimin mjedisor, duke krijuar një qark të mbyllur ku burimet përdoren në mënyrë të përsëritur. Përfitimet përfshijnë kursimin e parave, krijimin e vendeve të punës dhe mbrojtjen e mjedisit, duke ofruar një zgjidhje të qëndrueshme për sfidat globale ekologjike dhe ekonomike.
Nxënësit morrën pjesë edhe nëpër puntori duke mësuar se si të ripërdorin materialet, si ti reciklojnë ato dhe se si të kursejnë paratë. Nga ky projekt ata përfituan shumë, mësuan gjëra të reja, të kujdesen për mjedisin e tyre jetësor dhe se ndryshimi mund të fillojë nga veta ata. “Kujdesi ndaj mjedisit jetësor është një detyrë qytetare dhe një sfidë për të gjithë ne për të bërë zgjedhje të qëndrueshme dhe të ndryshme për të mbrojtur dhe ruajtur planetin tonë.”
Leave a Reply