Plastika është bërë pjesë e pandarë e jetës tonë të përditshme, por pasojat e saj në mjedis janë gjithnjë e më shqetësuese dhe të pa parashikueshme. Ajo është gjithandej rreth nesh: nëpër qytete, oqeane, pyje, dhe në të gjithë ekosistemet e tokës. Plastika është një problem i madh për mjedisin jetësor dhe duket se nuk ka një fund të dukshëm për këtë sfidë. Ky material sintetik, i cili është i përdorur në mënyra të shumta në jetën tonë të përditshme, po akumulohet në mënyrë alarmante në të gjithë ekosistemin tonë, duke shkaktuar dëme të mëdha për biodiversitetin dhe për shëndetin e planetit tonë.
Bota është bërë e varur nga materiali i plastikës gjatë viteve 1990 sepse ishte e lehtë për tu prodhuar, e qëndrueshme dhe e lirë. Ndërsa sot ne prodhojmë rreth 300 milon ton mbeturina plastike ku 10 milon ton përfundojnë nëper lumenj, detëra dhe oqeane. Parashikohet se deri më vitin 2030 ky numër do të ketë rritje për 60% dhe që deri atëherë parashihet se do të ketë më shumë plastikë sesa peshq në oqeane dhe detëra. Kjo vjen si pasojë sepse peshqit gëlltisin gabimisht copëza plastike.

Çdoherë flitet për ndikimin e plastikës në natyrë, detëra lumenj, por a e keni ditur se plastika gjithashtu ka ndikim edhe në shëndetin tonë. Njerëzit janë duke konsumuar një përqindje të plastikës kur hanë peshk ose ushqime deti apo dhe gjatë pirjes së ujit nga shishet e plastikës. Kjo ka një ndikim shumë të madh në shëndetin e njeriut që shkakton një sërë sëmundjesh në trup.
Edhe pse është e vështirë të imagjinohet një botë pa plastikë dhe që mbetjet plastike do të jenë të pranishme për një kohë të gjatë, por ne përsëri duhet të marim një hap për zgjidhjen e këtij problemi duke ulur përqinjden e konsumimit të plastikës, duke e zëvendësuar atë me materiale të reciklueshme dhe të pa dëmshme për mjedisin jetësor. Jemi ne faktorët kryesorë që ndikojmë në kujdesin e mjedisit sepse çdo veprim që marrim tani mund të ketë një impakt të rëndësishëm në të ardhmen e planetit tonë. “Zgjidhja e problemit nuk fillon në det, por në Tokë”