Ç’është interneti?
Një rrjet i rrjetave që përbëhet prej miliona rrjeteve private, publike, akademike, biznese dhe qeveritare, duke vepruar në nivel lokal dhe global, të ndërlidhura me wireless apo teknologji të rrjeteve optike dhe elektronike. Kjo n’a shtyn të mendojmë se kush është udhëheqës I internetit, pronësi e cilit person a kompani është.
Falë horizontit të gjerë që mbulon interneti, ai nuk udhëhiqet nga asnjë njeri e organizatë, termi adekuat për atë do të ishte menaxhim apo mirëmbajtje e internetit nga organizata boterore në mesin e të cilave janë IANA, IEEE, ICANN…
Kush e zbuloi internetin?
Interneti u zbulua nga Bob Khan dhe Vint Cerf shkencëtar kompjuterik amerikan të cilët zbuluan një grup protokolesh që i mundësuan ARPANET-it të zhvillohet në internetin që e përdorim ne sot. Meritat për përdorimin e termit Internet I takojnë Vint Cerf.
Po para interneti ç’ka kishte?
Para se të vinte interneti ekzistonte ARPANET funksioni i të cilit ishte i limituar për dallim nga interneti i ditëve të sotme.
Sipërmarrja ushtarake, Arpa kishte një motiv specifik ushtarak për krijimin e internetit. Në vitin 1969, Arpa kishte ndërtuar një rrjet kompjuterik të quajtur Arpanet, i cili lidhte mainframe në universitete, agjenci qeveritare dhe kontraktorë të mbrojtjes në të gjithë vendin. Arpanet u rrit shpejt dhe përfshiu gati 60 nyje nga mesi i viteve 1970.
Kush e përdori Internetin i pari dhe si?
Të parët që e përdorën internetin ishin Leonard Kleinrock dhe Charles (Charley) Kline të cilët u munduan të dërgojnë mesazh “LOGIN” Kleinrock përdori një kompjuter nga universiteti Stanford, ndërsa Kline dërgoi të njëjtin mesazh nga universiteti I Kalifornise Los Angelos në Stanford.
Falë këtyre sot ne kemi mundësinë për të shfrytëzuar internetin në mënyra të ndryshme dhe ashtu si duam ne.
Leave a Reply