Princi që fjeti për 20 vite: Historia prekëse e Princit Al-Waleed bin Khaled

Më 19 korrik 2025, pas dy dekadash në koma, ndërroi jetë Princ Al-Waleed bin Khaled Al-Saud – një emër që prej vitesh njihej si “Princi Qendër” në botën arabe. Vdekja e tij nuk është thjesht një fund tragjik, por edhe mbyllja e një kapitulli emocional që preku miliona njerëz në mbarë botën.

Një aksident që ndryshoi gjithçka

  • Historia e Princit Al-Waleed filloi si shumë të tjera: i ri, i talentuar, dhe i lindur në një prej familjeve më të fuqishme në Arabinë Saudite. Ai ishte djali i Princit Khaled bin Talal dhe nip i biznesmenit të njohur, Princit Al-Waleed bin Talal.Por gjithçka ndryshoi në vitin 2005, kur ai pësoi një aksident të rëndë automobilistik gjatë qëndrimit në Londër. Aksidenti i shkaktoi dëmtime të rënda në tru dhe e futi në një gjendje kome të pakthyeshme. Vetëm 15 vjeç në atë kohë, ai u vendos nën kujdes intensiv në King Abdulaziz Medical City në Riad – aty ku do të kalonte edhe 20 vitet e fundit të jetës.
Ai me Babain e tij

20 vite mes shpresës dhe dhimbjes

  • Për dy dekada, Princi Al-Waleed jetoi në koma, i mbajtur gjallë përmes pajisjeve mjekësore dhe përkujdesjes së vazhdueshme. Babai i tij, Princ Khaled, refuzoi çdo sugjerim për ndërprerjen e aparaturave jetësore dhe mbeti i palëkundur në shpresën se i biri do të zgjohej një ditë.Pas 20 vitesh betejë të heshtur, më 19 korrik 2025, Princi Al-Waleed ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare. Ceremonia mortore u mbajt një ditë më vonë në Xhaminë Imam Turki bin Abdullah në Riad, ku morën pjesë anëtarë të familjes mbretërore, personalitete të njohura dhe qytetarë të zakonshëm që ishin prekur nga historia e tij.
  • Pas lajmit për vdekjen e tij, rrjetet sociale në botën arabe u mbushën me mesazhe ngushëllimi. Hashtagu #PrinciFjetur (#SleepingPrince) u përhap me shpejtësi, ndërsa shumë qytetarë e përshkruan historinë e tij si një “përkujtim prekës për dashurinë prindërore dhe vlerën e jetës”.
  • Ndërkohë, personalitete publike dhe figura nga familja mbretërore saudite postuan mesazhe ngushëllimi dhe lavdërimi për qëndrueshmërinë e babait të tij, Princ Khaled bin Talal, i cili për 20 vite nuk hoqi dorë nga shpresa.

ës