ROLI I SPORTIT NË JETËN TONË

Jeta na përballon me probleme të ndryshme, ku emocionet pozitive dhe negative janë vazhdimisht rreth nesh. Njerëzit kanë mënyra të ndryshme se si zgjedhin për t’i trajtuar këto emocione – disa shikojnë shumë televizor, disa hanë tepër, disa thjesht heshtin dhe disa marrin një hobi ose punojnë me veten. Por një mënyrë e sigurt për të mposhtur negativitetin dhe për të përmirësuar shëndetin tuaj mendor dhe fizik është që të mirreni me të paktën një aktivitet sportiv që ju ndihmon të kontrolloni ankthin dhe stresin.

Përveç kësaj, të luash sport është një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar gjendjen fizike. Pjesëmarrja në një nga sportet tuaja të preferuara do të korrë shumë përfitime: do të përmirësoj funksionin e zemrës, do të ulë tensionin dhe stresin, do të kontrolloj nivelin e sheqerit në gjak, do të ju ndihmojë të ndërtoni muskuj të fortë dhe në përgjithësi ju bën më të lumtur.

  • Ndërton vetëbesimin

Nga aktivitetet e rregullta sportive, njerëzit mund të punojnë edhe në dobësitë e tyre dhe të ushtrojnë derisa të shohin sukses dhe përmirësim. Shënimi i një goli ose fitimi i një gare jo vetëm që e bën një njeri të lumtur, por gjithashtu ngrit vetbesimin e tyre. Të performosh para një turme e cila vazhdimisht vëren çdo lëvizje tuajën mund të jetë mjaft shqetësuese, por një sportist është dikush me përqëndrim, durim, dhe disiplinë.
Me sportin vjen një mundësi për të shfaqur aftësitë që rrisin vetëbesimin dhe vetëvlerësimin e individëve. Kur studentët kanë sukses në një sport të caktuar, ata ndiejnë arritje duke kapërcyer sfidat dhe duke marrë njohje. Një student që performon mirë në një sport specifik mund të ketë më shumë besim në aftësinë e tij për të trajtuar edhe probleme sfiduese të tjera në jetën e tij.
Sporti nuk është vetëm fitorja, përkundrazi, ka të bëjë me arritjen e qëllimeve dhe punën si ekip.

  • Përmirëson shëndetin mendor

Ushtrimi redukton nivelet e hormonit të lidhur me stresin (kortizolin). Ai gjithashtu çliron endorfinë, hormonet e “të ndjerit mirë” të prodhuara nga trupi. Plus, të luash një sport dhe të kontribuoni në një ekip krijon një ndjenjë të arritjes, e cila ndikon në rritjen e vetbesimit.
Në afat të gjatë, pjesëmarrja e rregullt në sport është po aq efektive sa mjekimi në përmirësimin e shëndetit mendor dhe lumturisë. Në fakt, një studim i adoleshentëve të cilët vuajnë nga depresioni zbuloi se efektet e stërvitjes në fakt zgjatën më shumë se ato të antidepresantëve.

  • Socializim

Sporti tek të rinjtë ndihmojnë në socializim duke bashkuar fëmijët me interesa të ngjashme, duke inkurajuar bashkëveprim dhe duke krijuar një komunitet interesash dhe qëllimesh të përbashkëta. Fëmijët gjithashtu mësojnë për punën në grup, konkurrencën e shëndetshme, sjelljen e mirë sportive dhe ndjeshmërinë – aftësi të vlefshme dhe virtyte që shtrihen edhe në fusha të tjera të jetës së tyre.

  • Udhëheqje & Bashkëpunim

Çdo skuadër ka nevojë për një lider apo udhëheqës, pavarësisht nëse luan me kombëtaren apo me një grup të vogël mes shokëve. Këtu u jepet kjo mundësi, ku i ndihmon ata të bëhen të sigurt dhe të aftë për të marrë vendime. Këto aftësi mund të zhvillohen përmes sporteve, të cilat kërkojnë që vendimet të merren dhe të shpërndahen me anëtarët e tjerë të ekipit gjithmonë për të mirën e grupit.

Edhe kur punësoheni, bizneset kërkojnë njerëz që mund të punojnë në një mjedis kolektiv, ku përvoja e tyre udhëheqëse do të jetë më e rëndësishme. Ekipet efektive përbëhen nga njerëz që mund të punojnë mirë së bashku.
Kur nxënësit marrin pjesë në ndonjë ndeshje apo garë sportive, atëherë ata kanë nevojë për punë të mirë ekipore, bashkëpunim dhe koordinim. Mësimi i këtyre aftësive gjatë aktiviteteve sportive i ndihmon edhe në faza të ndryshme të jetës së tyre, si në shkollim apo në karrierën e ardhshme.

  • Disiplinë

Aspekti tjetër i sportit është se përfshin dështimin, por kjo nuk do të thotë se duhet të dorëzoheni, përkundrazi, duhet të jeni të disiplinuar dhe këmbëngulës për të pasur sukses në jetë. Sporti është një mënyrë për ta bërë këtë, kjo është diçka për të cilën sportistët e rinj duhet të jenë gati për më vonë në jetën e tyre.
Sporti është një mënyrë e shkëlqyer për të treguar se puna e palodhur shpërblehet. Për të pasur sukses në çdo përpjekje, do të ju duhet këmbëngulje dhe qëndrim. Nëpërmjet sportit, do të shihni rëndësinë e këmbënguljes për të arritur qëllimet e juaja në jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *