Romantizmi shqiptar është zhvilluar gjatë shekullit XIX dhe ka vazhduar deri në shekullin XX.
Kemi dy terminologji për këtë periudhë: “Romantizmi i letërsisë shqipe”, i përdorur si term letrar, dhe “Rilindja Kombëtare”, që është përdorur nga historianët dhe shkencëtarët si term politik.
Lëvizja politike u zhvillua gjatë sundimit të Perandorisë Osmane mbi territoret shqiptare, pra në kushte të vështira ekonomike dhe politike.
Si lëvizje kulturore në letërsi, romantizmi shqiptar fillon me veprën e Jeronim De Radës, “Këngët e Milosaos
Rilindja Kombëtare filloi për disa arsye:
Për hapjen e shkollave shqiptare: Perandoria Osmane nuk lejonte që shqiptarët të arsimoheshin, duke çuar në një shkallë shumë të lartë analfabetizmi mes popullsisë shqiptare.
Për zhvillimin politik, ekonomik dhe kulturor: Populli shqiptar vuante nga mungesa e përfaqësimit politik, padrejtësitë dhe gjendja e rëndë ekonomike (varfëria).
Për të siguruar autonomi për territoret shqiptare: Pas shumë shekujsh sundimi të Perandorisë Osmane mbi tokat shqiptare, pavarësia u bë një nga qëllimet kryesore të kësaj lëvizjeje politike.
Romantizmi është shumë i lidhur me ndjenjat dhe mendimet e shkrimtarëve që u shprehën gjatë kësaj periudhe, dhe ata shkruan vepra që kishin një karakter politik, shpesh si rebelizëm kundër Perandorisë Osmane. Disa shkrimtarë gjithashtu përdorën pseudonime për t’u fshehur nga autoritetet osmane.
Autorë të njohur gjatë periudhës së romantizmit letrar shqiptar jane:
1. Jeronim Derada
I njohur si nismëtar i romantizmit shqiptar, Jeronim De Rada shkroi veprën e tij të famshme ”Kenget e Milosaos”.
2. Andon Zako Çajupi
Duke marrë pjesë në lëvizjen kombëtare, ai shpreh besimet e tij politike dhe patriotike nëpërmjet poezisë dhe prozës. Vepra e tij më e njohur është “14 vjeç dhëndër”.
3. Sami Frashëri
Shkrimtari i plot veprave te rendesishme ne kulturen shqiptare, kryevepra e tij eshte “Shqiperia cka cene, ceshte, dhe cdo te behet” ku flet per prejardhjen e shqiptareve, token ku jetojne shqiptaret, situaten politike (ne kohen e Sami Frashërit) dhe te ardhmen e planifikuar per shqiptaret.
4. Naim Frashëri
I njohur si “Bilbili i gjuhës shqipe”, Naim Frashëri fitoi këtë epitet për shkak të krijimtarisë së tij poetike të pasur dhe ndikimit të madh në letërsinë dhe kulturën shqiptare. Kryevepra e tij, “Historia e Skënderbeut”, përveçse një vepër letrare, ka edhe një rëndësi historike, ku ai paraqet jetën dhe veprat e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
5. Asdreni
Emri i vërtetë i të cilit është Aleksandër Stavre Drenova. Asdreni është autor i tekstit të himnit kombëtar shqiptar, “Betimi mbi Flamur”, i cili është një nga veprat më të rëndësishme të tij.
Leave a Reply