
- Një incident ka ndodhur në gjysmëfinalen e Big Brother Vip Albania 4, pasi që i eliminuari Jozi (Jozefin Marku) ka goditur me shuplakë Gjestin (Besart Kelmendin).Incidenti ka ndodhur në momentin kur Jozi po linte derën e shtëpisë së BBVA. Kjo ka bërë që të ndërpritet transmetimi direkt. Ndërkohë ka reaguar policia në vendin e ngjarjes duke e arrestuar dhunuesin, ndërsa Gjesti është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Pak minuta para incidenti ishte Gjesti që ishte zgjedhur finalisti i tretë.

Pas kësaj ngjarjeje e tërë Kosova po edhe Shqipëria reaguan ndaj rastit që kishte pëlcitur. Disa fytyra publike si Eduard Kuci, Stresi(Arkimed Lushaj), G-Bani, MC Beka dhe plot tjerë Influencerë nëpër rrjete sociale reaguan ashpër ndaj këtij rasti duke e përkrahur Gjestin pafundsisht dhe njëkohësisht duke shprehur mendime tërësisht negative ndaj aktit të Jozit.
- Motra e Gjestit, Blerina Kelmendi, ka postuar një story në Instagram ku falënderon të gjithë për përkrahjen dhe dashurinë e treguar ndaj vëllait të saj.“Në pa mundësi mi kthy krejt mesazhet e dërguara për aktin fizik ndaj Gjestit, ju jemi mirënjohës ne si familje për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që e keni tregu për to,” ka shkruar Blerina, duke shprehur falënderimin në emër të gjithë familjes Kelmendi.

Pas daljes nga Big Brother VIP Albania Jozefin Marku është shoqëruar nga Policia e Shqipërisë në stacion të policisë :
Kurse Gjesti pak momente më vonë pasi që u stabilizua me ndihmën e mjekëve shprehu mendimet e tija rreth incidentit që e kishte kapluar ku së pari përshëndeti prindërit e tij dhe i porositi që të mos mërziten sepse ai ishte mirë por në kamera gjithsesi vrehej lëndimi që i kishte shkaktuar Jozi tek syri i majt.
Gjithashtu edhe vetë Top Channel reagoi për incidentit ku e quajtën si akt i patoleruëshem dhe aspak të hijshëm, në videon më poshtë shumë prej pjesëmarrësve të BBVIP Albania shprehin ngushllimet e tyre për Gjestin dhe familjen e tij në ndërkohë prej minutit të tretë të video-s jipet edhe fjalimi i Gjestit që e dha në dhomën e rrëfimit :