Si ndryshoi Nirvana muziken e viteve ’90-ta?

Nirvana

Nirvana ishte një grup rock amerikan i formuar në vitin 1987 në Aberdeen, Washington. Themeluar nga këngëtari dhe kitaristi Kurt Cobain dhe basisti Krist Novoselic. Grupi Nirvana ka kaluar disa ndryshime bateristësh, me të dalluarit si Chad Channing para rekrutimit të Dave Grohl në vitin 1990. Suksesi i bendit u popullarizua në rock-un alternativ (Alt-Rock). Në fund të viteve ’80, Nirvana u vendos në skenën “Grunge” të Seattle. Grupi Nirvana kishte karakteristika të estetikës së punk rock-ut dhe pati një ndikim ndërkombëtar masiv në muzikë, duke shitur 75 milionë disqe në mbarë botën. Pas vetëvrasjes së frontman-it Kurt Cobain, Nirvana u shpërbë në vitin 1994.

Bleach

Bleach” është albumi i parë i grupit Nirvana, i regjistruar në Seattle, Washington me producentin Jack Endino dhe i publikuar nga Sub Pop Records. Disa nga këngët më të njohura të këtij albumi janë “About a Girl” (kënga e parë e albumit), “Blew,” “Negative Creep,” “School,” etj. Ky është i vetmi album ku mund ta dëgjojmë Chad Channing si baterist të grupit Nirvana, edhe pse ai ka kompozuar disa këngë që paraqiten në albumet e ardhshme të bendit. Fillimisht, “Bleach” nuk pati sukses komercial, por mori kritika të mira. Muzika e këtij albumi është në zhanrin e grunge rock-ut, e ndikuar nga stili i punk rock-ut. Albumi ka një tingull të ashpër dhe shpeshherë agresiv, me një përpunim të paktë.

Nevermind

Nevermind” u publikua më 24 shtator 1991. Ky ishte albumi i dytë i grupit Nirvana dhe i dha bendit një emër të njohur globalisht. Në këtë album shfaqet për herë të parë bateristi i njohur Dave Grohl, një muzikant shumë i njohur në vitet ’90. Albumi u prodhua nga Butch Vig dhe u regjistrua në disa studio të ndryshme, duke përfshirë Sound City Studios në Kaliforni. Stili i albumit “Nevermind” përfshin një përzierje të rock-ut grunge dhe punk, me tekste introspektive dhe subjektive të Kurt Cobain-it. Këngët më të njohura dhe të rëndësishme janë “Smells Like Teen Spirit,” “Come as You Are,” “Lithium,” dhe “In Bloom”. Ky album madhështor pati sukses të madh për Nirvana, duke arritur vendin e parë në listat amerikane Billboard 200. “Nevermind” ishte një lëvizje kryesore për skenën grunge të Seattle, duke e bërë Nirvana grupin më të njohur të viteve ’90. Albumi mbetet një nga albumet më të vlerësuara të të gjitha kohërave.

In Utero

In Utero” është albumi i tretë dhe i fundit në studio i grupit Nirvana. Ai u publikua më 21 shtator 1993, me producentin Steve Albini. Kritika për këtë album ka qenë shumë e mirë, duke e renditur albumin në vendin e parë në listat Billboard 200 me vlerësime jashtëzakonisht të mira. Albumi ka qenë një pikë shumë e rëndësishme në grunge rock dhe në vitet ’90. Këngët e rëndësishme në këtë album përfshijnë “Heart-Shaped Box,” “All Apologies,” dhe “Serve the Servants.”

Në vitin 1994, aktiviteti i grupit Nirvana përfundoi pas vdekjes së legjendarit Kurt Cobain. Muzika nuk është më e njëjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *