Supermani në TikTok: Rrezik për Shëndetin e Të Rinjve?

“Superman” është një fenomen apo sfidë që po shpërndahet nëpër rrjetet sociale, sidomos në TikTok.
Në këtë sfidë, paraqiten katër persona, të cilët mbajnë duar nga dy dhe paralel me njëri-tjetrin, ndërsa një person tjetër kërcen përpara duke u shtrirë mbi duar si karakteri fiktiv Superman. Muzika e përdorur është “Watch Me”, e cila është përdorur në shumë trende të tjera.

Shumë të rinj janë shfaqur në TikTok nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria duke performuar këtë sfidë, si një mundësi për të shprehur kreativitetin dhe argëtimin. Megjithatë, në disa raste, argëtimi nuk ka zgjatur ashtu siç e kishin pritur.

Megjithatë, performanca e kësaj sfide ka shfaqur disa shqetësime dhe dëme fizike për pjesëmarrësit, pasi disa përdorues kanë bërë hidhje apo fluturime në vende të rrezikshme. Kjo sfidë ka filluar të paraqitet edhe në shkolla, dhe për këtë arsye ka marrë kritika negative nga prindërit dhe mësuesit.

Në Shkup, të paktën 11 gjimnazistë kanë përfunduar në spital për shkak të kësaj sfide. Mjekët thonë se kjo sfidë është shumë e rrezikshme dhe mund të ketë pasoja të rënda fizike për pjesëmarrësit.

Gjithashtu, kjo sfidë është pranuar edhe nga fëmijët në shkollat fillore, sidomos nga nxënësit e klasave të 8-ta dhe 9-ta. Nga videot e shpërndara, shpesh ndodh që grupi përpara largohet dhe personi që hidhet përpara thjesht bie në tokë dhe lëndohet.

Tani lind pyetja: A ja vlen të hidhesh për vëmendje, pëlqime apo shikime në TikTok?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *