Gjuha shqipe është një ndër gjuhët më të bukura në botë, me një histori të pasur dhe një trashëgimi kulturore të pasur. Ajo është gjuha zyrtare e Shqipërisë dhe gjuha e përbashkët e shqiptarëve në të gjitha trojet ku jetojnë. Gjuha Shqipe ka një alfabetë të veçantë, alfabetin shqip, i cili përdor 36 shkronja.
Gjuha Shqipe është një pjesë e rëndësishme e identitetit kombëtar shqiptar dhe është e lidhur ngushtë me poezinë, muzikën dhe folklorin shqiptar. Ajo ka pasur një zhvillim të madh ndër shekuj, dhe përkundër shtypjeve të ndryshme që ka pasur nga pushtuesit e saj të brendshëm dhe të jashtëm ajo vazhdon të jetë e gjallë, me shumë përmirsime por, duke mos e humbur edhe bazën e saj
Disa flasin për vrazhdësin e gjuhës shqipe e ca të tjerë për melodinë që kjo gjuhë posedon. Sot kemi zgjedhur të flasim për anën e ëmbël të kësaj gjuhe, se sa bukur i këndohet dashurisë , të dashurit/ës në gjuhën e ëmbël shqipe. Kemi përzgjedhur 7 poezi të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat vërtetojnë fjalët e mësipërme.
Kemi përzgjedhur 7 poezi të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat vërtetojnë fjalët e mësipërme.
DASHURIA – Andon Zako Çajupi
E mban mënd, moj Marë,
dashurin’ e parë?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmë te vegji.
Unë pa ty s’rrojë,
vij’ e të kërkojë;
tl pa mua s’rroje,
vij’ e me kërkoje.
Në lule me erë
putheshim ngahere,
dhe si burr’ e grua
losnim nënë ftua.
Një ditë, të dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
Cinë të besoj taninë,
perëndin’ a dashurinë?
Perëndi në këte jetë
është dashuria vetë.
Bukuria jote, leshërat e tua
posi pëndë korbi, të gjata
mbi thua,ballëtë si diell,
faqetë si mollë,qafa jot’ e gjatë,
mesi yt i hollë,sisëtë si shegë,
dhëmbët si thëlpënjë,buzët si
burbuqe, sytë si gështënjë,
dora si dëborë, fjala jote mjaltë,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;
gjithë më kënaqin, të tëra t’i dua,
po zëmëra jote u bë gur për mua!
Pika-pika bie shiu
dhe dëbora flokë-flokë,
vetëtin e fryn veriu,
breshëri kërcet mi tokë!
Le të fryjë er’ e ftohtë,
s’ka ç’më bën dimëri mua:
Dashuria më mban ngrohtë,
se pushtoj atë që dua.
Kur fryn era me tallas,
kur bie dëbor’ e shi,
sa flë njeriu me gas,
kur ka mikenë në gji!
Kënga e Mallit të parë – Zef Serembe
Dëgjo, vash’, këngën e par’
që ta thot’ një djal’ bujar,
Dëgjo, vash’ këtë kangjele
q’është e butë posi dele.
Një e djelë ishte pagdhirë
tërë dritë e gaz të dlirë.
Dolla jashtë e s’kish njeri,
kisha helm, jo lumtëri:
E një vashëzë kërkonja
po hirplote, siç e donja.
Kur e vrejta, kur e pashë,
“Sa e bukur!” sakaq thashë.
Që ahere s’pat pushim
ky i mjeri shpirti im.
Ditë e natë un’ e kujtonj,
nat e ditë e dëshëronj;
Posi hije pas i rri, e vështronj me dashuri,
Kur më sheh e më ve re,
ndjej të madhe një hare.
Kur më flet e më shikon,
zemrën një shigjet’ ma shpon.
E kur vjershën ajo shtije
duket se më vjen të bije!
E kur gjumi pra më zë
unë në paqe s’mund të flë:
Me at sy n’ ëndërr më rri,
që të fshehur kan’ magji.
Se m’do fort ajo më thotë
edhe nxjerr dy pika lotë:
E tek veshi më rrëfen
se sa mall për mua ndjen.
Asaj dorëzën ja ngas,
buz’ më buzë asaj i flas,
Edhe mezin ja shtrëngonj:
duke e puthur un’ gëzonj.
Pra si nj’ ëndër vete e shkon,
po në zemër më qëndron.
Kushedi a më dëgjove,
mallin tim a e kuptove?
Kushedi tek ti a foli
malli e zemrën a ta ndolli?
Me gjith’ zemrër un’ t dua,
se fort më pëlqeve mua.
Ti me mua, vashëz, eja,
se të dua si veteja.
Tok të rrojmë te ky dhe
si në zi e në hare.
Tok të rrimë në rini,
tok edhe në pleqëri.
Bukuria – Naim Frashëri
Do të shkrihem
Të venitem,
Si kandili kur s’ka vaj,
Balt’ e pluhur
Do të bëhem,
Të më shkelnjë këmb’ e saj;
E të prehem
Duke puthur
Atë këmbë pasandaj.
As më thua,
Ç’ke me mua?
Pse të dua paskam faj?
Pse heq unë
Hidhërime,
A në vdekça, ti mos qaj,
Vdekja ime,
S’të prish punë,
Haj, e zeza jetë, haj!
Si s’të desha pak më shumë – Fatos Arapi
Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…
Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.
Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:
“Si s’të desha pak më tepër…”.
Dy buzë – Migjeni
Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta…
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m’i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen…
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne…
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.
Mall – Ismail Kadare
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.
Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq :
« Të zgjuarit janë bashkë në botë, Kurse të fjeturit janë veç ».
Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi ne vallë ?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.
MJEGULLI I DASHURISE – Dritëro Agolli
Kur ikja larg, drejt teje vija
Kur vija afër, ikja larg
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark
as e kuptoja si te desha
nje mjegull pus nje cmenduri
si nje poet qe shkruan vjersha
dhe ndez nje shkrepse dhe i ben hi
dhe ndoshta kjo ish dashuria
e cakerdisur kuturu…
per dreq me trembte largesia
dhe afersa gjithashtu.
Leave a Reply