Lojërat për Kupën e Botës të futbollit janë një ngjarje globale që mbledh ekipet më të mira të kombëtareve nga mbarë bota. Ato zhvillohen çdo katër vjet dhe janë një mundësi për të shijuar konkurencën më të lartë ndërkombëtare.
Shqipëria njohu kundërshtarët që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit 2026. Shqipëtarët do të përballen me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion. Tani që Shqipëria përsëri do të ballafaqohet me Sërbinë shumë analistë të futbollit kanë reaguar ndaj këtij kualifikimi duke rikujtuar ndeshjen e vitit 2014 mes Shqipërisë dhe Sërbisë, tensionet politike dhe poashtu incidentin e dronit.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila u zhvillua më 14 tetor 2014 për kualifikueset e Kupës së Botës 2014, u shënua nga një sërë incidentesh që tensionuan shumë situatën.
Ja disa nga incidentet kryesore:
1. Flamuri i dronit: Në minutën e 41-të të ndeshjes, një dron i cili ishte i udhëhequr nga Ballist Morina duke mbajtur një flamur të “Shqipërisë së Madhe”, fluturoi mbi stadium dhe ra mbi fushën e lojës. Ky flamur ishte shumë provokues, duke pasur parasysh tensionet politike dhe historike mes Shqipërisë dhe Serbisë.
2. Përplasje mes lojtarëve: Lojtarët e Serbisë tentuan të heqnin flamurin, duke shkaktuar një përplasje mes tyre dhe lojtarëve shqiptarë.
3. Përshkallëzimi i tensioneve: Përplasja e lojtarëve u pasua nga tensione më të mëdha dhe, disa minuta më vonë, ndeshja u ndërpre për shkak të përplasjes me tifozët.
4. Ndërprerja e ndeshjes: Refereja e ndeshjes vendosi që ta ndërpriste atë, dhe një pjesë e tifozëve serbë reaguan duke provokuar dhe hedhur sende të ndryshme nga tribunat.
Poashtu përveç komentimeve të shumë analistëve, komentoi edhe vet ai që e fluturoi dronin, Ballist Morina duke treguar se ata (Sërbia) vetëm se janë të humbur dhe jep kurajo për kombëtaren.Për më tepër informacione rreth kësaj teme klikoni tek video më posht :
Leave a Reply