Një ndër ose rock bendi më ikonik i të gjitha kohërave, The Rolling Stones, u formua si grup që nga viti 1962 në Londër. Pjestarët e The Rolling Stones ishin Mick Jagger(vokalist), Keith Richards(kitarist dhe vokalist),Brian Jones(kitarist dhe instrumente tjera plotësuese),Bill Wyman(Basist) dhe Charlie Watts(Baterist). Pas vdekjes së Brian Jones erdhi si zëvendësim kitaristi Mick Taylor i cili qëndroi me bendin deri në vitin 1975. Që nga viti 1975 Ronnie Wood do të jet kitaristi i The Rolling Stones së bashku me Keith Richards dhe me vokalistin Mick Jagger si lineup i fundit origjinal deri në ditët e sotme.
The Rolling Stones u bën te njohur si një ndër bandat e invazionit britanik (British Invasion) ku fituan popullaritet të madh ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës. The Rolling Stones fillimisht u bën të njohur për stilin, flokët e gjata, veshjen,qëndrimin rebel dhe me stigmën “Sex, drugs and Rock n’Roll” në kontrast me The Beatles në atë kohë. The Rolling Stones para se ta gjenin emrin e grupit njiheshin si një bend blues, ku edhe nga aty vjen influeca muzikore më e madhe e tyre. Emri “The Rolling Stones” u gjet nga Keith Richards dhe Mick Jagger në një moment shumë spontan.Ata kishin marrë një telefonatë se do të performonin në një koncert dhe i pyesin se si quheni, në dysheme kishte qëlluar të jetë albumi i Muddy Waters dhe kënga e parë quhej “Rollin’ Stone”, ashtu duke u ngutur për shkak se telefonata kushtonte para, përgjigja e shpejt dhe spontane e Keith Richards ishte “ne quhemi The Rolling Stones”.
The Rolling Stones njihen si bendi me kohëzgjatjen më të madhe që nga viti 1962 e deri më sot me albumin e tyre më te fundit “Hackney Diamonds” që u publikua me 20 Tetor, 2023. Disa nga këngët më te suksesshme të tyre janë: “Paint it Black, I Can’t Get No (Satisfaction), “Sympathy for the Devil”, “Miss You”, “Gimme Shelter”,”Brown Sugar”,”Beast of Burden”, “You Can’t Always Get What You Want”, “Start Me Up”, “Anybody Seen My Baby? Për gjatë karrierës së tyre,The Rolling Stones,kanë shitur mbi 200 milionë disqe në mbarë botën, duke i bërë ata si një ndër artistët më të suksesshem dhe me më së shumti shitje në botë.
Leave a Reply