Interesi për teknologjinë te të rinjtë vazhdimisht shtohet, cdo ditë e më tepër të rinjë vrasin mendjen për profesionin e së ardhmes e përveç talentit dhe pasionit për të vazhduar studimet dhe punë në një fushë të caktuar faktor i cili ndikon shumë janë edhe të ardhurat financiare në fushën e përzgjedhur. Teknologjia me shumë lehtësi i plotëson kërkesat e një individi e sidomos të të rinjëve me vullnet dhe dëshirë për të synuar majat e tregut në të cilin ata vendosin të ‘pushtojnë’.
Në mesin e ambicies, dëshirës, frikës për një të ardhme sa më të mirë është edhe ajo se ku në të vërtetë të fokusohem apo në cilën fushë të teknologjisë unë mund t’a gjej veten sa më mirë, cilat janë fushat më të nevojshme, ku suksesi është i pashmangshëm.
TOP 5 KURSET që mund t’i ndiqni:
- Teknologjia informative: Është njëri nga drejtimet që shumë do thonim se është i panevojshëm por po të ishte i tillë besoni nuk do ët ekziszonte tashmë, këtu më së tepërmi bëhet fjalë për pjesën hardwerike duke mos e lënë anash as pjesën e softwerit me fokus të veçantë në sistemet operative, përdorimi i mirëfilltë i kompjuterit dhe mirëmbajtja e tij.
- Shkenca kompjuterike: Kjo është fushë shumë më gjithpërfshirëse që në vete përmban programimin, algoritmet, strukturat e të dhënave, dhe të tjera. Kjo është një bazë shumë e mirë për të gjithë që duan të futen në fushën e teknologjisë ose janë dhe më tepër për ata që duan të përcaktohen diku në teknologji.
- Zhvillimi i aplikacioneve për celularë : Kjo përfshin krijimin e aplikacioneve për telefona, laptop dhe pajisje tjera… Eshte mjaft fitimprurëse pasi shumë kompani janë në kërkim të profesionistëve për krijimin e aplikacioneve të tyre.
- Siguria kibernetike: Në këtë fushë përfshihet mbrojtja e sistemeve dhe rrjeteve kompjuterike nga qasja ose sulmet e paautorizuara. Është një fushë e cila shkon duke u rritur me zhvillimin e teknologjisë dhe zgjerimin e rrjetit dhe përdoruesve e pajisjeve që mund të kenë qasje në internet.
- Shkenca e të dhënave: Kjo përfshin analizimin dhe interpretimin e sasive të mëdha të të dhënave për të fituar njohuri dhe për të informuar vendimet e biznesit. Njëra nga aftësitë më të kërkuara në industri është pikërisht shkenca e të dhënave.
Teknologjia në përgjithësi është fushë mjaft e gjerë andaj edhe këto kurse janë mjaft të përgjithshme dhe bazike, ekzistojnë mjaft kurse tjera që mund të jenë të nevojshme për zhvillimin profesional të individit në fushën e teknologjisë në mesin e të cilave qëndrojnë:
- Intelegjenca artificiale;
- Robotika;
- Zhvillimi i softwerit;
- Zhvillimi i rrjetit…