Efikasiteti i përdorimit të AI në jetën e përditshme e bën atë të jetë e kërkuar nga publiku.
Më së tepërmi të rinjtë por pa dallim të grupmoshës. AI është nga mjetet më të përdorura për momentin, ChatGPT i ka të gjitha por nuk mund të anashkalojmë edhe anët jo shumë të mira të saj gjithsesi fakti që mund të kërkon premium-in për të ofruar shërbim na bën të distancohemi nga përdorimi. E në vend të ChatGPT cfarë mund të përdorim?
JAN
JAN është aplikacion jashtzakonisht i lehtë dhe i shkëlqyer për të u përdorur, funksionon në të treja sistemet operative Windows, MAC, Linux.
Pasi që e instalojmë JAN aplikacionin në pajisjen tonë qoftë Laptop, kompjuter duhet të zgjedhim cilin model të përdorim apo ndryshe njihen edhe si LLM (lloj programi i inteligjencës artificiale (AI) që mund të njohë dhe gjenerojë tekst, midis detyrave të tjera).
E mira është se mund të shfrytëzojmë më tepër modele dhe të gjitha janë falas për të i instaluar dhe përdorur. Njëri nga modelet më të mira për të u përdorur është Trinity, mjaft i thjeshtë për të u përdorur në rast se duam të marrim ide për koncepte që na interesojnë, për në mësime apo tema që neve na bëjnë kureshtar.
JAN shfrytëzon pjesë nga RAM memoria e pajisjes dhe në qoftë se ne nuk kemi mjaft memorje atëherë na informon për gjendjen e saj, megjithatë pothuajse të gjitha pajisjet kanë kapacitet të përdorin njërin nga modelet.
LM Studio
LM Studio është shumë e ngjajshme me JAN. Ajo qka e bën më tërheqëse LM Studio është se na lejon të zgjedhim nga menyja e AI modeleve që mund të i instalojmë, si dhe të përdorim servierin tonë të ngjashëm me ChatGPT nëse ne kemi aftësi për të realizuar të njëjtën.
Tashmë LM Studio është mjaft e avancuar me përmirësime, bile edhe një komunitet shumë aktiv të përdoruesve në discord, aty ku bisedat priren të jenë në lidhje me risitë e fundit në teknologji.
Pasi që kemi instaluar LM Studio në pajisjen tonë gjejmë një sërë cilësimesh në panelin e djathtë, duke përfshirë cilësimet shumë të dobishme të harduerit., më pas mund të zgjedhim edhe sa prej burimeve të pajisjes tonë do të përdoren për të fuqizuar AI. LM Studio ofron qasje në modele që janë të përshtatshme për detyrat e përgjithshme të bisedës/shkrimit të kopjeve ose ato që i kushtohen kodimit. Në seksionin Playground të LM Studio mund të ekzekutojmë disa modele të AI në të njëjtën kohë për të parë se cili jep rezultatet më të mira.