VERZIONI I FUNDIT I ChatGPT FLET SHQIP

Më 13 maj të këtij viti, ‘magjistarja’ e AI Mira Murati në bashkpunim me OPEN AI lansuan në treg verzionin më të ri të ChatGPT që është GPT-4o, bashkë me një interface të përditësuar të përdoruesit kjo ishte përpjekja më e fundit e kompanisë për të zgjeruar përdorimin e chatbot-it të saj të njohur.

GPT-4 është për të gjithë duke përfshirë përdoruesit falas të OpenAI, ky verzion ofron intelegjencë të nivelit GPT-4 mirëpo është më i shpejtë, gjysma e kostos së GPT-4 Turbo, me përmirësime në tekst, video dhe audio, që e bën këtë model më të mirin ndër të gjithë në kuptimin dhe diskutimin e imazheve që ne i japim, pyetjeve të parashtruara e kërkesave ndaj ChatGPT.

OpenAI së fundmi shtoi se ndër inovacionet më të reja do të jetë mundësia për të komunikuar përmes videos me ChatGPT.

OpenAI me mbështetjen e Microsoft është vlerësuar me më shumë se 80 miliardë dollarë nga investitorët. Kjo kompani u themelua në vitin 2015 tashmë ka vëmendjen dhe presionin e të gjithëve për të qëndruar në krye të tregut gjenerues të AI ndërsa gjen mënyra për të fituar para pasi shpenzon shuma të mëdha në përpunues dhe infrastrukturë për të ndërtuar dhe trajnuar modelet e saj.

Ekipi profesional i OpenAI kanë demonstruar aftësitë audio të modelit të ri, shembull; kërkuan nga ChatGPT të qetësojë dikë para një fjalimi publik.

Studiuesi i OpenAI Mark Chen tha se ky model ka aftësi të ‘perceptojë emocionet e përdoruesit’ ashtu që i kërkuan të analizonte shprehjen e fytyrës së një përdoruesi për të i komentuar emocionet e tij/saj.

Kompania ka testuar modalitetin e zërit me akses të hershëm për abonentët me pagesë të ChatGPT Plus. Gjithashtu modeli i ri mund të u pergjigjet kërkesave të audio të përdoruesve në 232 milisekonda, me një mesatare prej 320 milisekonda, që është e ngjashme me kohën e përgjigjes njerëzore në një bisedë. Dhe jo vetëm, po qe se duam të n’a tregojë histori para gjumit, ChatGPT-4o tregon historinë dhe mund të i kërkojmë të ndryshojë tonin e zërit. Përvec asaj tashmë ky model funksionon si përkthyes edhe në audio, pra ne mund të i flasim në shqip ChatGPT-4o the ai do të na e kthejë në gjuhën që ne kemi nevojë dhe anasjelltas.

Ndër aftësitë e përmirësuara është edhe zgjedhja e ekuacioneve matematikore dhe shkrimin e kodit duke e vënë përballë dhe si më të mirë sesa GitHub Copilot të Microsoft.

Përdoruesit e ChatGPT Plus do të kenë pesë herë më shumë kapacitet mesazhesh sesa përdoruesit falas, dhe klientët e ChatGPT Team dhe Enterprise do të kenë kufizime edhe më të mëdha përdorimi.

Për më shumë të reja n’a ndiqni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *