
Faruk Zeqiri do të kujtohet gjithmonë si një figurë e ndritur e arsimit tonë, një njeri i urtë dhe i palodhshëm, që dha kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e brezave të rinj dhe në përparimin e komunitetit. Shkollën fillore e përfundoi në Shkollën “Lirija”, ndërsa studimet e larta për ekonomi i kreu me sukses në Fakultetin “Kirili dhe Metodi”.
- Karrierën e tij e nisi në shkollën e mesme “Cvetan Dimov”, ku falë përkushtimit të tij të jashtëzakonshëm dhe punës së ndershme u emërua ndihmës drejtor. Puna e tij u karakterizua gjithmonë nga korrektësia, respekti dhe dëshira për ta çuar përpara cilësinë e arsimit.Më pas, ai mori një vendim të guximshëm: të pranonte postin e drejtorit në SHMQSH “Zef Lush Marku”, një shkollë që në atë kohë përballej me sfida të mëdha, me mungesë autoriteti dhe niveli të ulët disipline e organizimi. Faruku me mençuri, vizion dhe vendosmëri arriti ta ringjallte këtë institucion arsimor, duke e shndërruar në një gjimnaz me autoritet, respekt dhe standard të lartë edukativ, ashtu siç është edhe sot.

- Ai ishte shumë më tepër se një drejtues shkollor — ishte një mik i nxënësve, një bashkëpunëtor i ngushtë i mësimdhënësve dhe një shembull i vërtetë i drejtësisë dhe përkujdesjes. Vdekja e tij në një moshë kaq të re mbetet një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe për të gjithë komunitetin që patën fatin ta njohin.Kujtimi për Faruk Zeqirin do të mbetet gjithmonë gjallë, si simbol i punës së ndershme, përkushtimit dhe dashurisë për arsimin.
Nëse dëshironi të mësoni më tepër rreth jetës dhe veprimtarisë së tij, klikoni në videon më poshtë :