Stambolli si një ndër vendet më turistike i njohur për bukurinë, historinë dhe kulturën e tij, po arrin që të u’a rrëmben zemrën njerëzve duke i tërhequr ato nga vetja. Lagjet, simbolet dhe monumentet historike po e bëjnë atë edhe më të veçantë. Të shkosh në Stamboll dhe të mos e vizitosh Kullën e Vajzës apo e njohur me emrin Kız Kulesi do të thotë të mos ndjesh plotësisht magjinë e qytetit.
Kulla e vajzës zë vendin më të bukur në mes të Bosforit e cila nuk është vetëm një ndërtesë por një thelb i dashurisë, romantizmit dhe legjendave në këtë kullë historike.Kur hedhim një vështrim në historinë e kësaj kulle hasim një histori që daton që nga shekuli i pestë p.e.s. ku kjo kullë së pari ishte ishull i përdorur gjatë periudhës antike dhe tani është një nga simbolet më karakteristike të Stambollit.Mes arsyesh se pse është ndërtuar Kulla e Vajzës gjenden përfshirë historitë e dashurisë, ku disa legjenda thonë se është ndërtuar për një priceshë që mbahet e burgosur dhe pret të dashurin dhe disa legjenda thonë për dashurinë mes Kullës së Vajzës dhe Kullës së Gallatës.
Kulla e Vajzës dhe Kulla e Gallatës ishin të dashuruar me njëri-tjetrin, por është Bosfori ai i cili gjendet mes tyre dhe i pengon të dashuruarit të takohen. Ndjenjat e thella që ndjenin këta dy të dashuruar për njëri-tjetrin, i ndihmuan ata të sfidonin shekujt dhe krijuan pamjen më të bukur të Stambollit.Sot, Kulla e Vajzës vazhdon të mbetet një nga simbolet romantike të Stambollit. Kjo kullë e butë që ngrihet në mes të detit, veçanërisht në perëndimin e diellit, ndriçon me një ndriçim auri që përhap dritën rreth saj. Pamja e mrekullueshme e kësaj shpërthen si një përrallë për çiftet e dashuruar në ujërat e Bosforit.
Vizitorët që vijnë në Stamboll, mbeten të zhytur në magjinë e kësaj ndërtese historike dhe dëgjojnë me admirim historitë e ëmbla që ajo ka për të treguar. Kulla e Vajzës, në zemrën e Bosforit, ku dashuria dhe historitë përplasen, vazhdon të mbajë magjinë e saj.
Leave a Reply