Imagjinoni të gjeni dashurinë e jetës suaj, vetëm për të kuptuar se fati ju përputhi në momentin e gabuar. Mirë se erdhët në paradoksin e ditës. Nga titulli mund të shohim se përdoret një thënie e njohur në gjuhën angleze “Right person, wrong time.” Pavarësisht nëse e lexojmë nga ndonjë libër, dëgjojmë nga një film ose thjesht e përjetojmë, unë besoj që është një thënie ku nxit një përgjigje të ndryshme nga secili person.
A ekziston diçka si personi i duhur, por koha e gabuar? Kjo thënie na sugjeron që dy njerëz mund të jenë të përkryer për njëri-tjetrin, por thjesht njihen në kohë të gabuar. Shembull mund ta marrim Jack edhe Rose nga filmi i njohur “Titanic”.
Me të vërtetë është fatkeqësi e madhe që ata duhet të ndahen dhe Rose ta vazhdojë jetën e saj pa Jack, mirëpo unë besoj që ka arsye pse ata u takuan pikërisht në atë kohë dhe në atë vend.
Nëse Rose nuk do takohej me Jack, i cili e mësoi se duhet të jetonte jetën më të lirë dhe të mos i bindte urdhrave të gjithkujt, a nuk do të martohej Rose me një njeri që nuk e donte dhe ta vazhdonte jetën pa e përjetuar dashurinë e vërtetë? Ai ka qenë një mësim në jetën e asaj dhe fati e dinte pikërisht në çfarë kohe të ja dërgonte atë njeri në jetë Rose, atëherë kur asaj i duhej më së shumti.
Por e mora këtë si shembull që të mund ta kuptoni pse them që nuk ka qenë koha e gabuar. Raste të tilla nuk i shohim vetëm nëpër filma ose libra, por mund t’i hasim edhe në jetën reale, duke filluar nga familja dhe deri te shoqëria.
Sidomos në shkollën e mesme, njoftohemi me ata njerëzit të cilët ishin thjesht një mësim jetë, çdo takim, pavarësisht a është negativ ose pozitiv, shërben për ndonjë qëllim në jetën tonë.
Unë mendoj që për shkak se jemi akoma të rinj dhe sfidohemi me sfida të ndryshme, i marrim gjërat më afër zemrës që shkakton të jemi më të ndjeshëm. Njoftohemi me raste të ndryshme, të cilët i japin një lloj forme njeriut që do të bëhemi.
Duke reflektuar, nga përvoja ime sepse as unë nuk kam qenë e përjashtuar nga eksperienca e këtij lloj paradoksi, mund të them me më shumë vetëbesim që me të vërtetë duhet ta kuptojmë se gati asgjë nuk është 100% në dorën tonë. Momentin kur truri e pranon këtë faktin vetëm atëherë mund të kemi paqe brenda nesh.
Prandaj dhe e arsyetoj pse askush nuk e ka eksperiencën e njëjtë, ngjarjet mund të jenë të njëjta, por koha dhe vendi asnjëherë. Pse? Sepse gjithçka na ndodh në kohën e duhur, por varet nga perspektiva jonë që përcakton se a e shohim si gjë pozitive ose negative.
Po sipas jush, a ekziston diçka si personi i duhur, por koha e gabuar? Çfarë mendoni ju?
Leave a Reply