Incidenti Çair 2030 vs TFT: 

Në videon e shpërndarë që të gjithë e kemi parë, nuk u shpjegua i gjithë rasti që ndodhi gjatë incidentit të shëmtuar, i cili kurrë nuk duhet të ndodhë në sallat sportive. Gjithçka filloi në momentin kur nisi ndeshja, duke e ditur që ishte një lojë miqësore. Megjithatë, ekipi i TFT-së ndoshta nuk ishte i informuar se kjo ishte një lojë miqësore dhe jo një ndeshje kampionati . Ata hynë në lojë me një qëllim që dukej i qartë: të lëndonin lojtarët e KB Çair 2030.

Drejtori sportiv i klubit nga Çairi u afrua për të biseduar me trajnerin e ekipit të TFT-së, duke i bërë me dije se ekipi dhe lojtarët e tij po luanin shumë ashpër dhe me qëllim të qartë për të lënduar lojtarët kundërshtarë. Deri në atë pikë, ky ishte një diskutim i thjeshtë sportiv, ku të gjitha palët po kërkonin të mbronin interesat e skuadrave të tyre.

Fatkeqësisht, kapiteni i ekipit të TFT-së ishte ai që e shndërroi këtë debat verbal në një incident të shëmtuar sportiv. Si një veteran i sportit në Maqedoni, reagimi i tij ishte tejet i papranueshëm dhe aspak i denjë për një sportist me përvojë. Për më tepër, ai madje u ngjit në tribunë, një gjest i panevojshëm, i cili kishte vetëm një qëllim: të përshkallëzonte tensionet dhe të nxisë një skenë të pakëndshme sportive.

Sigurisht, tifozët e klubit BC Çair nuk janë të pafajshëm në këtë rast, por për hir të së vërtetës, është koha që disa gjëra të thuhen hapur. Duhet të ndalojmë këto incidente të shëmtuara që po dëmtojnë sportin dhe rininë tonë.

Sporti duhet të jetë një fushë për miqësi, respekt dhe konkurrencë të drejtë, jo për dhunë dhe sjellje të pahijshme. Le të punojmë së bashku për ta mbajtur sportin një vend ku rinia jonë mund të zhvillohet në mënyrë pozitive dhe të shëndetshme.

BC ÇAIR 2030 - YouTube

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *