NGA MIKROFONI

Lansohet platforma për raportimin e dhunës!

Është lansuar dje një platformë e re digjitale për raportimin e dhunës, një iniciativë që vjen si ide nga Isra Zeqiri dhe është zhvilluar nga ekipi i Intelory https://www.intelory.com/.

Platforma, e cila tashmë është zyrtarisht aktive, synon të ofrojë një mënyrë më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të sigurt për qytetarët që të raportojnë raste të ndryshme të dhunës. 

Website-i https://mira.mk/en është i qasshëm për publikun dhe ofron një ndërfaqe të lehtë për përdorim, duke u mundësuar përdoruesve të dërgojnë raportime në mënyrë të strukturuar dhe efikase.

Një nga prioritetet kryesore të kësaj platforme është ruajtja e privatësisë së përdoruesve, duke krijuar një ambient të sigurt ku individët mund të ndihen të lirë të ndajnë përvojat apo informacionet e tyre.

Sipas krijuesit, qëllimi i kësaj nisme është rritja e ndërgjegjësimit dhe inkurajimi i raportimit të rasteve që shpesh mbeten të padeklaruara. Platforma synon gjithashtu të shërbejë si një urë lidhëse mes qytetarëve dhe institucioneve përkatëse, duke ndihmuar në reagime më të shpejta dhe më efektive.

Lançimi i këtij projekti përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përdorimit të teknologjisë në shërbim të çështjeve sociale, duke dëshmuar se inovacioni mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës në komunitet.

Ekskluzive

Alaudin Mustafa dhe Pranks-at e tij.

▶ SHIKO VIDEON